Home / Lajme / Maqedoni / Nënshkruhet marrëveshje për vendkalimin kufitar Bellanov – Stançiq

Nënshkruhet marrëveshje për vendkalimin kufitar Bellanov – Stançiq

24 qershor-Kjo marrëveshje për hapjen e vendkalimit të ri kufitar më së shumti do të jetë në dobi të qytetarëve të dy shteteve nga rajonet kufitare, por edhe nga tërë territori dhe do të kontribuojë për mobilitet më të madh dhe këmbim më të madh në pjesën e ekoomisë dhe jetës së përditshme të qytetarëve”, tha Jankullovska pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe kolegu i saj kosovar Bajram Rexhepi sot në vendkalimin kufitar Glloboçicë në anën kosovare nënshkruan marrëveshje me të cilën parashikohet hapje të vendkalimit të ri kufitar Bellanoc – Stançiq, i cili nga ana e Maqedonisë gjendet në rajonin e Kumanovës.

“Nënshkruam marrëveshje të rëndësishnme për të dy shtetet, pasi çdoherë hapja e vendkalimeve të reja kufitare paraqet urë e re për bashkëpunim në të gjitha sferat. Me rëndësi të posaçme për zhvillim të marrëdhënieve mes dy shteteve janë marrëdhëniet we mira mes qytetarëve të tyre dhe bashkëpunimi mes ministrive të punëve të brendshme. Kjo marrëveshje për hapjen e vendkalimit të ri kufitar më së shumti do të jetë në dobi të qytetarëve të dy shteteve nga rajonet kufitare, por edhe nga tërë territori dhe do të kontribuojë për mobilitet më të madh dhe këmbim më të madh në pjesën e ekoomisë dhe jetës së përditshme të qytetarëve”, tha Jankullovska pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Sipas saj, nënshkrimi i marrëveshjes tregon se ekziston përkushtim i barabartë i të dy qeverive që vendkalimi kufitar të funksionojë.

“Nuk mund saktë të them se kur vendkalimi do të funksionojë, por ky është hapi i parë më i rëndësishëm i bërë nga të dy qeveritë dhe ne mbetemi të përkushtuar për plotësimin e të gjitha kushteve tjera të domosdoshme për sigurimin e infrastrukturës dhe kushteve për punë me qëllim që sa më shpejtë vendkalimi të vendoset në funksion dhe të shfrytëzohen të gjitha ato përfitime nga hapja e tij”, tha Jankullovska.

Ministri kosovar Rexhepi theksoi se Glloboçica është e zgjedhur për nënshkrimin e marrëveshjes për hapjen e vendkalimit të ri kufitar për shkak të infrastrukturës.

“Në bazë të bashkëpunimit të mirë të dy shteteve tona dhe posaçërisht mes dy ministrive tona, nënshkruam marrëveshje për hapjen e vendkalimit të ri kufitar ndërkombëtar Bellanoc – Stançiq. Kjo ide është prej moti, prej viteve 2008, 2009 dhe në fund e finalizuam me nënshkrimin e marrëveshjes. Financimi do të jetë nga KE-ja dhe është me rëndësi të madher se ai do të jetë vendkalim ndërkombëtar i kategorisë A, si bazë për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave. Kjo është në pajtim me parimet e BE-së për lëvizje të lirë, e kjo është mirë për qytetarët nga kjo zonë kufitare, të cilëve u duhej më shumë kilometra që të vijnë deri te vendkalimet ekzistuese Jazhincë dhe Hani i Elezit. Në këtë mënyrë pengohet edhe kalimi ilegal në këtë pjesë malore”, deklaroi Rexhepi.

Ai theksoi se lëvizja e lirë do të ketë edhe komponentë ekonomike për zhvillimin e vendeve nga të dy anët e kufirit

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *