Home / Sport / Nga Anglia: CR7 nuk rinovon me Realin!

Nga Anglia: CR7 nuk rinovon me Realin!

Mediat angleze kanë bërë të ditur se Kristiano Ronaldo i ka dhënë jo drejtuesve të Real Madrid për një rinovim të mundshëm të kontratës së tij me klubin spanjoll pas vitit 2015, që është afati i përfundimit të saj.

Reali ka bërë të qartë se nuk dëshiron të shesë lojtarin gjatë kësaj vere dhe synon rinovimin, por sipas mediave angleze, mund të jetë i detyruar ta lërë të largohet drejt Mançester Junajtid apo PSZH, pasi në të kundërt do të ketë humbje të mëdha ekonomike.
Futbollisti iu bashkua Realit për një shumë rekord prej 80 milion paund në vitin 2009, ndaj spanjollët janë të ndërgjegjshëm se nëse ai nuk rinovon, vlera e tij në edicionin e ardhshëm do të zbresë në rreth 40 milion paund në vitin tjetër. Për më tepër, nëse insistojnë të mbajnë lojtarin kundër dëshirës së tij, ai mund të largohet me parametër zero në vitin 2015, kur i mbaron kontrata.
Kjo do të ishte një humbje shumë e rëndë për Realin dhe sidomos për Florentino Perez, i cili vetëm një ditë më parë u premtoi tifozëve të klubit se Kristiano do të qëndronte aty deri në fundin e karrierës së tij.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *