Home / Lajme / Maqedoni / Nga vdekja e dhunshme vitin e kaluar kanë vdekur 584 persona (VIDEO)

Nga vdekja e dhunshme vitin e kaluar kanë vdekur 584 persona (VIDEO)

28 Qershor – Personat e vdekur nga vdekja e dhunshme në mortalitetin e tërësishëm marrin pjesë me 2,9 për qind. Në strukturën e të vdekurve nga vdekja e dhunshme sipas gjinisë, edhe në vitin 2012 si dhe në vitet paraprake, pjesëmarje më të madhe kanë personat e gjinisë mashkullore, me 72,8 për qind.

Vitin e kaluar në Maqedoni nga vdekja e dhunshme kanë vdekur 584 persona, që në krahasim me vitin 2011 paraqet rritje për 10,8 për qind shpalli sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Personat e vdekur nga vdekja e dhunshme në mortalitetin e tërësishëm marrin pjesë me 2,9 për qind. Në strukturën e të vdekurve nga vdekja e dhunshme sipas gjinisë, edhe në vitin 2012 si dhe në vitet paraprake, pjesëmarje më të madhe kanë personat e gjinisë mashkullore, me 72,8 për qind.

Sipas statistikës, në numrin e tërësishëm të rasteve të vdekjes së dhunshme, pjesëmarje më të madhe kanë “rastet e fatkeqësive” me 64,7 për qind, “vetëvrasje” me 29,5 për qind dhe “vrasje” me 5,8 për qind.

Në kategorinë e “rasteve të fatkeqësive” në vend të parë janë personat e vdekur nga “arsye tjera të jashtme për lëndim të rastësishëm” me pjesëmarrje prej 28,9 për qind në krahasim me vdekjen e tërësishme me dhunë. Në vendin e dytë janë të vdekurit në “fatkeqësi të transportit” me 17,3 për qind në krahasim me numrin e tërësishëm të të vdekurve nga vdekja me dhunë, ndërsa në vendin e tretë janë personat që i kanë humbur jetët e tyre nga “fatkeqësi të tjera gjatë transportit tokësor” me përfaqësim prej 12,5 për qind.

Te kategoria e “vetëvrasjeve” në vendin e parë janë rastet te të cilat vdekja është bërë për shkak të “varjes strangulacion dhe sufokacion” me pjesëmarrje prej 15,9 për qind, ndërsa te kategoria e “vrasjeve” pjesëmarrje më të madhe kanë rastet e “përpjekjes për sjellje të lëndimeve trupore me gjuajtje nga tjerë dhe nga armë zjarri të paemëruar” me 2,6 për qind në krahasim me numrin e tërësishëm të rasteve nga dhuna me vdekje.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *