Home / Lajme / Maqedoni / Ngecje në realizimin e marrëveshjes së Ohërit (VIDEO)

Ngecje në realizimin e marrëveshjes së Ohërit (VIDEO)

10 Qershor – Sot në Shkup është organizuar tryezë e rrumbullakët me temë: Debati mbi analizën kuantitative për statusin e realizmit të politikave të Marrëveshjes së Ohrit”.

Debatues kanë qenë zevendeskryeministri Musa Xhaferi, ish kryeministri Vllado Buçkovski, pastaj profesori Vllado Popovski, Blerim Reka, Abdulmenaf Bexheti, Nano Ruzhin dhe tjerë. Musa Xhaferi tha se “jemi të bindur se koncepti mbi të cilin është ndërtuar MO është koncept euro-atlantik që synon ta shpie Maqedoninë në ato struktura dhe ky është qëllimi më madhor”, por realizimi nuk eshte ne nivel te kenaqur.

Ndërsa ish ambasadori në BE Reka ka parashtruar pyetjen se çka në dekadat e ardhshme për Marrevshjen e Oherit. Ai ka përmendur ngecjet në disa institucione rreth përfaqësimit të drejtë si dhe çështjen e gjuhës.

Ndërkaq, profesori Abdulmenaf Bexheti është ndalur në aspektin ekonomik, ndërsa edhe ai ka rishfaqur ngecjet në disa institucione sidomos në përfaqësimin e drejtë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *