Home / Lajme / Rajon / Nishani: Maturi dhe përgjegjësi

Nishani: Maturi dhe përgjegjësi

23 qershor-“Ftoj të gjithë shqiptarët që të votojnë sepse këto zgjedhje janë përcaktuese për katër vitet që vijnë. Uroj ata që votojnë për herë të parë, si dhe falenderoj emigrantët që kanë ardhur në Atdhe për të ushtruar këtë të drejtë”, tha Berisha.

Kryeministri Sali Berisha ishte i pari ndër politikanët shqiptarë që votoi në këtë ditë zgjedhjesh. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, Kryeministri ftoi të gjithë votuesit që të marrin pjesë në proces, ndërsa siguroi se vota e cdo qytetari do të respektohet plotësisht.

“Ftoj të gjithë shqiptarët që të votojnë sepse këto zgjedhje janë përcaktuese për katër vitet që vijnë. Uroj ata që votojnë për herë të parë, si dhe falenderoj emigrantët që kanë ardhur në Atdhe për të ushtruar këtë të drejtë”, tha Berisha.

Kryeministri bëri thirrje për cdo anëtar partie, cdo simpatizant dhe mbështetës që ta shndërrojnë këtë ditë në një ditë feste dhe mirëkuptimi.

Këtë mesazh Berisha e dha, në një kohë kur në në Lac është regjistruar një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një përkrahësi të LSI dhe plagosjen e një kandidati të Partisë Demokratike.

“Ende nuk kam marrë informacionin e duhur për këtë incident, por do të bëj një prononcim tjetër pasi të marr informacionin e plotë”, tha Berisha.

Po ashtu gazetarja e Top Channel e pyeti Kryeministrin edhe për ngjarjen me ekipin e xhirimit në Laç, ku u dhunua gazetarja Arta Berisha dhe operatori Lorik Bajrami.

“I bëj thirrje të gjithë komisionerëve, të gjithë qytetarëve ta shndërrojnë këtë në një simfoni të vërtetë, demonstrim të vlerave të qytetarëve, të vullnetit politik”, tha Berisha.

Nishani: Maturi dhe përgjegjësi

Presidenti i Republikës Bujar Nishani i bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë maturi dhe një përgjegjësi civile, duke demonstruar një pjesëmarrje sa më të gjerë në procesin e votimit.

“Uroj që të mos ketë incidente të tjera si ai i Lacit. U drejtoj apel të gjithë qytetarëve të vendit që partitë janë ideologji të ndryshme, por e ardhmja është vetëm një”, tha Nishani.
Nishani ushtroi të drejtën e tij si qytetar i këtij vendi, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, por edhe djali, që votonte për herë të parë.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *