Home / Sport / Nuk ka rekord, Spanja ndalet në 10-0

Nuk ka rekord, Spanja ndalet në 10-0

Ashtu siç pritej, Spanja ka bërë një “shëtitje” përballë Tahitit, duke fituar lehtësisht me rezultatin 10-0 në këtë sfidë të Kupës së Konfederatave. Kampionët e Evropës dhe Botës në fuqi e kanë pasur shumë të thjeshtë përballë amatorëve që vinin nga Oqeania, ndërsa duhet theksuar fakti që dukej qartë se nuk po sforcoheshin shumë, pasi në të kundërt rezultati do të kishte qenë katastrofik. Si rrjedhojë, Spanja nuk theu as rekordin e vet, që është rezultati 13-0.

Në këtë ndeshje “stërvitore”, Del Boske hodhi në fushë shumë prej zëvendësuesve, duke filluar nga dyshja e sulmit Torres-Vija, të cilët iu kthyen partneritetit të vjetër duke shënuar apo duke pasuar në 9 nga 10 golat e shënuar nga iberikët.
Në fund, Torres e mbylli takimin me 4 gola dhe një pasim (pa harruar një penallti të humbur), ndërsa Vija shënoi 3 gola e një pasim. Dy gola të tjerë u shënuan nga David Silva, ndërsa Mata ishte personi që plotësoi shifrën e 10 golave për kombëtaren spanjolle.
Duhet theksuar se Tahiti mori një pritje prej heronjsh në stadiumin legjendar “Marakana”, pasi tifozët mbështetën çdo iniciativë sulmi të skuadrës së vogël, duke bërë tifozeri për të.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *