Home / Lajme / Maqedoni / Nxënësit e klasave të teta me notë mesatare 3.53 në testimin ekstern

Nxënësit e klasave të teta me notë mesatare 3.53 në testimin ekstern

14 qershor-Ristovski theksoi se nuk bëhet fjalë për testim të sërishëm, por për mbështetjen e fëmijëve të cilët kanë pasur probleme teknike në testimin e parë. Theksoi se nxënësi do të testohet në lëndën e njëjtë si edhe në testimin e parë dhe se do të ketë edhe afat të tretë të jashtëzakonshëm në gusht për ata të cilët për shkak planeve private nuk mund të testohen në javën e ardhshme.

Nxënësit e klasave të teta në testimin ekstern kanë notë mesatare 3,53. Ata sot i morën rezultatet nga testimi në dy lëndët, sepse deri më 24 qershor duhet t’i kompletojnë dokumentet për regjistrim në shkollat mesme. Nxënësit e tjerë të shkollave fillore dhe të mesme vlerësimet do t’i marrin të hënën.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski, është i kënaqur nga testimi në këtë fazë.

Në afatin e dytë të testimit, nga 17-të deri më 21 qershor, testimit ekstern do t’i nënshtrohen rreth 15.000 nxënës, të cilët për shkaqe të arsyeshme nuk ishin në afatin parë (27 maj – 8 qershor), por edhe një përqindje e vogël e fëmijëve të cilët kanë pasur probleme me testimin për shkak lëshimeve teknike në sistem.

Ristovski theksoi se nuk bëhet fjalë për testim të sërishëm, por për mbështetjen e fëmijëve të cilët kanë pasur probleme teknike në testimin e parë. Theksoi se nxënësi do të testohet në lëndën e njëjtë si edhe në testimin e parë dhe se do të ketë edhe afat të tretë të jashtëzakonshëm në gusht për ata të cilët për shkak planeve private nuk mund të testohen në javën e ardhshme.

“Ofruam, që çdo fëmijë i cili mendon se ka pasur probleme të caktuara në pjesën e parë të testit, ndërsa këtë ne e evidentuam në bazë të ankesave në shkolla, të mund të ritestohen në afatin e dytë të rregullt. Apeloj të mos ndjejnë frikë nga testimi. Kjo nuk është përsëritje , por mundësi shtesë që askush të mos dëmtohet. Nëse nuk mund të arrijnë për 17-të dhe 18-të qershor, do të ketë afat të tretë, të jashtëzakonshëm në fund të gushtit vetëm për këta fëmijë….. Nxënësit do të testohen për lëndën e njëjtë që janë testuar edhe në afatin e parë. Pyetjet do të jenë nga ajo lëndë, ata nuk do të testohen edhe për një lëndë}, tha Ristovski.

Shtoi se pas marrjes së rezultateve nga testimi i të gjithëve, pothuajse 200.000 nxënësve, do të vijojë analizë gjithëpërfshirëse për çdo lëndë veçmas prej së cilës, tha ai, do të fitohet pasqyrë më e qartë për nevojën nga rikrijimi apo korrigjime të caktuara në sistem, të disa programeve mësimore apo për nevojën eventuale për ritrajnimin e mësimdhënësve.Urim HASIPI

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *