Home / Lajme / Maqedoni / ODIHR do të verifikoj trupin votues në Maqedoni

ODIHR do të verifikoj trupin votues në Maqedoni

Ekspertë të ODIHR do të verifikojnë listën e përgjithshme të trupit votues në Maqedoni, në mënyrë praktike, duke pasur qasje në të, dhe duke u njohur me procesin e punës së KSHZ-së, institucioneve tjera përgjegjëse, partive politike, etj

ODIHR/OSBE nga muaji shtator i këtij viti do të verifikoj listën zgjedhore të azhurnuar në Maqedoni, me qëllim të pastrimit të saj nga votues fiktiv dhe të dubluar.

Kjo do të pasojë për shkak se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka firmosur memorandumin për bashkëpunim me misionin e OSBE në Shkup.

Ekspertë të ODIHR do të verifikojnë listën e përgjithshme të trupit votues në Maqedoni, në mënyrë praktike, duke pasur qasje në të, dhe duke u njohur me procesin e punës së KSHZ-së, institucioneve tjera përgjegjëse, partive politike, etj.

KSHZ ka theksuar se verifikimi nga ODIHR është i mirëseardhur, edhe pse sipas tyre, pastrimi dhe verifikimi i listës së zgjedhësve në Maqedoni është kryer pa probleme. Një vlerësim dhe gatishmëri të tillë ka dhënë edhe Ministria e Punëve të Brendshme. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *