Home / Lajme / Maqedoni / Pa marëveshje për fqinjësi të mirë Bullgaria do ta mbështesë Greqinë në bllokadën e Maqedonisë

Pa marëveshje për fqinjësi të mirë Bullgaria do ta mbështesë Greqinë në bllokadën e Maqedonisë

17 qershor-Përfaqësuesit e Bullgarisë qartë e kanë bërë të ditur se nëse deri në takimin e fundit të Këshillit për punë të përgjithshme (i cili mbahet dy ditë para samitit të KE-së të caktuar për më 27 qershor), nuk nënshkruhet marrëveshja për fqinjësi të mirë, atëherë Sofja do ta përkrahë Greqinë në bllokadën e Maqedonis

Në takimet e fundit të diplomatëve të Misioneve të përhershme të vendeve-anëtare të BE-së në Bruksel (a.q. grupi KOVEB) si dhe në takimet e grupit KOREPER (ambasadorët e vendeve anëtare pranë Unionit), përfaqësuesit e Bullgarisë qartë e kanë bërë të ditur se nëse deri në takimin e fundit të Këshillit për punë të përgjithshme (i cili mbahet dy ditë para samitit të KE-së të caktuar për më 27 qershor), nuk nënshkruhet marrëveshja për fqinjësi të mirë, atëherë Sofja do ta përkrahë Greqinë në bllokadën e Maqedonisë, lajmëron korrenspondenti i MIA-s nga Brukseli.

Edhe pse asnjë nga ambasadat e vendeve të përmendura nuk dëshiron të komentojë, megjithatë, sipas informatave të diskutimeve të deritanishme të KOVEB dhe KOREPER, ambasadori bullgar Dimitar Cançev dhe diplomatët e këtij vendi qartë e kanë bërë të ditur se ata do të pajtohen që ti jepet “dritë e gjelbër” Maqedonisë që t’i fillojë negociatat inkuadruese vetëm nëse deri te Samiti nënshkruhet marrëveshje. Njëra nga punët, ndërkaq, në të cilën është penguar në negociatat e nivelit teknik mes përfaqësuesve të ministrive të punëve të jashtme të Bullgarisë dhe Maqedonisë është kërkesë që bullgarët, si gjoja minoritet te ne, të hyjnë në preambulën e kushtetutës. Në këtë pjesë, Bullgaria ka përkrahje të fuqishme edhe nga Kroacia, e cila prej më 1 korrik të këtij viti bëhet anëtare e plotëfuqishme në BE, duke marrë parasysh atë se edhe kroatët nuk janë përfaqësuar si pakicë, ndërsa në atë insiston edhe ky shtet i mëparshëm jugosllov.

Ajo që deri tani është e panjohur është qëndrimi i Greqisë diplomatë të të cilit heshtin në mbledhjet e grupeve punuese në Këshillin e Unionit. Deri të martën, 25 qershor edhe takimi i këshillit për punë të përgjithshme (GAK) në Luksemburg, ku pritet të sillen përfundimet në raport me vendet kandidate (Maqedonia dhe Serbia) dhe nëse të njejtat do të marrin datë për negociata me BE-në. Gjoja, formimi i komisionit për hetim të ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit të kaluar nuk do ta ndalojë fqinjin tanë jugor ta përdorë rregullën e koncensusit mes vendeve anëtare dhe të mos lejojë vendi ynë edhe pas katër rekomandimeve të Komisionit, ta marrë datën e merituar për negociata

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *