Home / Lajme / Maqedoni / Pa problem kaloi dhënia e pjesës së dytë të maturës shtetërore

Pa problem kaloi dhënia e pjesës së dytë të maturës shtetërore

11 qershor-
Ministri Ristovski deklaroi se mes prioriteteve të larta të MASH-it është që matura shtetërore në të ardhmen të jepet në mënyrë elektronike, ashtu siç u kaluan edhe testet për vlerësim ekstern.

Në kohë dhe pa probleme të mëdha kaloi dhënia e provimit të pjesës së dytë të maturës shtetërore, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski. Prej orës 10 deri në orën 13, 19.289 maturantë e zgjodhën testin e lëndëve zgjedhore – gjuhë të huaja ose matematikë, përkatësisht estetikë dhe filozofi.

Ministri Ristovski deklaroi se mes prioriteteve të larta të MASH-it është që matura shtetërore në të ardhmen të jepet në mënyrë elektronike, ashtu siç u kaluan edhe testet për vlerësim ekstern.

“Fakt është se matura ende zbatohet në letër. Tani, në vet fillimin e mandatit tim si ministër i Arsimit dhe Shkencës, mund të njoftoj se një nga prioritetet kulmore të MASH-it në periudhën e ardhshme është zbatimi i projektit E-matura. Ende nuk do të merremj me afate dhe data, por prioritet është që matura të zbatohet në mënyrë elektronike, ashtu siç arritëm të realizojmë një projekt shumë më masiv”, tha Ristovski, pas promovimit të titujve të ri të projektit për përkthim të një mijë librave profesionalë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *