Home / Sport / Pele kërkon respekt për kombëtaren e Brazilit

Pele kërkon respekt për kombëtaren e Brazilit

Legjenda e futbollit brazilian, Pele, ka nxitur tifozët brazilianë që të tregojnë respekt për skuadrat që do të marrin pjesë në Kupën e Konfederatave, sidomos për Brazilin. Legjenda e “seleçaos” mendon se tifozët duhet të krijojnë një atmosferë elektrizuese për këtë turne, që i paraprin Kupës së Botës në vitin e ardhshëm, ndërsa ka nxitur ata që të bëjnë maksimumin për skuadrën e drejtuar nga Luiz Felipe Skolari.

“I bëj një kërkesë të gjithë brazilianëve, atyre që duan futbollin brazilian, të respektojnë këtë periudhë përgatitore para Kupës së Konfederatave”, ishte apeli i Pele. “Mos dilni kundër skuadrës dhe mos sillni dhunën në stadium. Le të organizojmë një turne të pastër,. edhe nëse skuadra nuk paraqitet mirë. Ne nuk duhet të dalim kundër tyre, por duhet të mbështetim këta lojtarë sepse ata kanë nevojë për një gjë të tillë”.
“Ne thjesht kemi nevojë që të kuptohemi më mirë si skuadër pasi kemi lojtarë të mirë. Gabimi më i madh që kemi bërë në vitet e fundit është se kemi provuar shumë lojtarë, por nuk kemi krijuar kurrë një ekip”, ishte vlerësimi i Pele për situatën aktuale të “seleçaos”.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *