Home / Sport / Pelegrini, zyrtarisht trajner i Mançester Sitit

Pelegrini, zyrtarisht trajner i Mançester Sitit

Manuel Pelegrini më në fund është prezantuar si trajneri i Mançester Sitit, skuadër me të cilën ka nënshkruar një kontratë trevjeçare. Ish-trajneri i Malagas ka folur sot për herë të parë si trajneri i ekipit anglez, duke bërë të qartë edhe se cilët janë objektivat që i kanë caktuar në klub.

“Jam shumë i lumtur të pranoj këtë mundësi të jashtëzakonshme që më jepet. Klubi ka një vizion të qartë për sukses në fushën e lojës dhe jashtë saj, për të cilin unë jam gati të jap kontributin tim”.
“Gjithçka është në rrugën e duhur që Mançester Siti të vazhdojë të jetë i suksesshëm dhe jam shumë i lumtur që do të jem në gjendje të punoj me një ekip kaq të talentuar. Jam i sigurt se kemi skuadrën më të mirë në kampionatin anglez. Kemi një ekip fantastik dhe mendoj se do të arrijmë trofe të rëndësishëm në 2-3 vitet e ardhshme. Dua të theksoj gjithashtu se Roberto Mançini ka bërë një punë të shkëlqyer duke ndërtuar një skuadër që fitoi titullin pas 44 vitesh, diçka aspak e lehtë”, ishte falënderimi i Pelegrinit për paraardhësin e tij.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *