Home / Lajme / Maqedoni / Për regjistrim në shkollat e mesme janë siguruar 34.971 vende (VIDEO)

Për regjistrim në shkollat e mesme janë siguruar 34.971 vende (VIDEO)

22 Qershor – Sipas të dhënave të MASH-it në vitin 2012/2013 mësimin e kanë ndjekur gjithsej 22.990 filloristë. Në pajtim me Ligjin prë arsim të mesëm regjistrimi në shkollat e mesme është i obligueshëm

Gjithsej 34.971 vende janë siguruar për regjistrim në shkollat e mesme publike në vitin shkollor 2013/2014, i cili fillon të hënën. Nga vendet e theksuara 22.694 janë në shkollat profesionale, 11.597 në atë të gjimnazit, 408 në shkollat e mesëm artistike dhe 272 vende në shkollat e mesme sportive, kumtoi sot në konferencën për shtyp ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski.
Ai saktësoi se, sipas gjuhës në të cilën do të zhvillohet mësimi 24.029 vende të lira janë siguruar për nxënësit në gjuhën maqedonase, 10.092 në gjuhën shqipe, 816 në gjuhën turke, ndërsa 34 vende për nxënësit të cilët e ndjekin mësimin në gjuhën serbe.
Ministri Ristovski theksoi se ky vit shkollor për herë të parë do të mund të regjistrohen nxënës në shkollën e mesme të re “Ilinden” në komunën e Ilidenit edhe atë në dy paralele nga drejtimi elektroteknik.
Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve do të kryhet në dy afate regjistrimi, afati i qershorit me dy afate të regjistrimit dhe afati i gushtit me një afat të regjistriit.
Sipas të dhënave të MASH-it në vitin 2012/2013 mësimin e kanë ndjekur gjithsej 22.990 filloristë. Në pajtim me Ligjin prë arsim të mesëm regjistrimi në shkollat e mesme është i obligueshëm.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *