Home / Lajme / Maqedoni / Përkujtohet jeta dhe vepra e Nexhbedin Zeqiri (VIDEO)

Përkujtohet jeta dhe vepra e Nexhbedin Zeqiri (VIDEO)

Tetovë, 29 Qershor – Në shenjë nderimi dhe përkujtimi të jetës dhe veprës së Nexhbedin Zeqirit, i cili ndërroi jetë një javë më parë, sot në qendrën për Kulturë në Tetovë u mbajt një mbledhje komorative.

Në qendrën për kulturë në Tetovë sot me një mbledhje komemorative është përkujtuar jeta dhe vepra e Nexhbedin Zeqirit, ish kryetarit të Shoqërisë Kultutor-Artistike Xheladin Zeqiri dhe kryetar i lidhjes së shoqërive kulturo-artistike nga Tetova. Në këtë mbledhje përkujtimore ku ishin të pranishëm familjarët, miqtë, bashkëpuntorët dhe bashkëveprimtarët, u vlerësua lart puna e palodhur e të ndjerit Nexhbedin Zeqiri. Për biografinë e tij, foli profesor Vebi Bexheti.

Ndryshe, më 22 qershor, ndërroi jetë Nexhbedin Zeqiri, anëtar i këshillit organizativ të fetsivalit Sharri Këndon, arsimtarë në shumë shkolla të Tetovës kurse disa vite ishte edhe kryetar i ansamblit Xheladin Zeqiri.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *