Home / Lajme / Maqedoni / Përsëri protesta para komunës Qendër

Përsëri protesta para komunës Qendër

10 qershor-Një pjesë e qytetarëve të cilët protestojnë u përpoqën të hyjnë në oborrin e komunës me shkatërrimin e kordonit policor dhe të rrethojës ndërsa thyen edhe disa dritare. Qytetarët të cilët janë nxjerrë nga oborri përsëri po tentojnë të hyjnë në sallën ku duhet të mbahet seanca.

Qytetarët të cilët janë kundër sjelljes së vendimit për ndryshimin e Planit urbanistik të detajuar në komunën e Qendrës, i cili e përfshin edhe kishën “Shën Konstandini dhe Elena” sot përsëri po protestojnë para selisë së vetëqeverisjes lokale.

Protesta, të cilën e organizon nisma qytetare “Veritas”, filloi te lokacioni ku po ndërtohet kisha, vazhdoi në rrugët e Qendrës deri në selinë e Komunës ku pasdite u caktua seanca e Këshillit.

Një pjesë e qytetarëve të cilët protestojnë u përpoqën të hyjnë në oborrin e komunës me shkatërrimin e kordonit policor dhe të rrethojës ndërsa thyen edhe disa dritare. Qytetarët të cilët janë nxjerrë nga oborri përsëri po tentojnë të hyjnë në sallën ku duhet të mbahet seanca.

Rreth komunës ndodhet prani e përforcuar policore.

Protesta para komunës Qendër pati edhe të premten, kur gjithashtu janë thyer disa dritare.

Qytetarët të cilët protestojnë kërkojnë të tërhiqen planet për rishikimin e PUD me të cilat sipas tyre do të pengohej ndërtimi i kishës.

Kryetari i komunës Andrej Zhernovski, nga ana tjetër, pohon se ndryshimet e planifikuara nuk kanë të bëjnë me kishën, por për lokacione të tjera

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *