Home / Lajme / Maqedoni / Peticion për Rrugën e Arbërit

Peticion për Rrugën e Arbërit

29 qershor-Rruga e Arbërit është rrugë në ndërtim e sipër e cila do të lidhë Tiranën me Dibrën në Maqedoni me një gjatësi prej rreth 75 kilometra. Ky aks rrugor që shkurton distancën mes Tiranës dhe Dibrës akoma nuk ka përfunduar, ndërsa kanë nisur punimet në pjesën shqiptare. Në anën e Maqedonisë nuk është bërë asnjë punim për realizimin e tij, përveç projeksioneve në letër dhe premtimeve të partive politike shqiptare.

Një nismë për realizimin e Rrugës së Arbërit përmes firmosjes së një peticioni ka nisur nga intelektualë shqiptarë.

Nisma e tillë është nxitur nga intelektuali dibran, Dr. Gëzim Alpion, i cili ka kërkuar mbështetje nga të gjithë shqiptarët që siç thekson kjo vepër e rëndësishme lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare të përfundojë sa më shpejt.

“Sot është fillimi i vërtetë i peticionit. Ju premtojmë se ne nuk do të rreshtim së lobuari për Rrugën e Arbërit deri në përfundimin e metrit të fundit. Edi Rama u premtoi dibranëve gjatë fushatës se do ta përfundojë Rrugën e Arbërit po qe se e majta do të fitonte. Intelektualët dibranë do t’ia freskojnë kujtesën Kryeministrit Rama dhe Kabinetit të tij çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj që ata të dëshmojnë me fakte se e kuptojnë se sa e rëndësishme është që në truallin shqiptar të gjitha rrugët të kalojnë në Dibër”, thekson Alpion, i cili apelon që ky peticion të firmoset edhe nga shqiptarët në Maqedoni, pasi që ky aks rrugor lidh të dyja vendet.

Rruga e Arbërit është rrugë në ndërtim e sipër e cila do të lidhë Tiranën me Dibrën në Maqedoni me një gjatësi prej rreth 75 kilometra. Ky aks rrugor që shkurton distancën mes Tiranës dhe Dibrës akoma nuk ka përfunduar, ndërsa kanë nisur punimet në pjesën shqiptare. Në anën e Maqedonisë nuk është bërë asnjë punim për realizimin e tij, përveç projeksioneve në letër dhe premtimeve të partive politike shqiptare.

Projekti Ndërtimi i Rrugës së Arbrit, sipas këtij varianti, shkurton në mënyrë të ndjeshme distancat e transportit që lidhin Tiranën dhe portin e Durrësit me Dibrën, Peshkopinë, Matin, Shkupin dhe trevat e tjera në Maqedoni, Sofjen, etj. Rruga e Dibrës, e quajtur Rruga e Arbrit, rrugë aq e pasur me histori, parashikohet të jetë një ndër rrugët më të bukura turistike në trevat shqiptare.

Rruga e Arbrit, vetëm 75 kilometra e gjatë, do të lidhë Tiranën me Dibrën e Madhe (Maqedoni). Rruga parashikohet të përshkohet me shpejtësi mesatare 80 km/orë, duke mënjanuar në maksimum ngjitjet malore, edhe se përgjatohet ose ndërpret vargmale me lartësi mbi 1500-2000 metra.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *