Home / Sport / Pike: Dua të luaj te Barça deri në fund të karrierës!

Pike: Dua të luaj te Barça deri në fund të karrierës!

Zherard Pike ka konfirmuar se në planet e tij është të qëndrojë deri në fund të karrierës te Barcelona, pavarësisht interesimit të shumë klubeve angleze për të. Futbollisti ka qenë shpesh objekt kritikash në vitet e fundit për disa paraqitje të tij aspak bindëse, ndërsa mediat spanjolle e angleze janë të mendimit se futbolli anglez i përshtatet më shumë.

Por vetë lojtari nuk duket shumë i interesuar për një kthim të mundshëm në Angli duke insistuar se periudha e karrierës së tij larg Barcelonës përfundoi me largimin nga Mançester Junajtid.
“Barça është familja ime, jeta ime. Në jetë nuk i dihet kurrë, nuk mund të thuash se nuk do ta bësh kurrë një gjë të caktuar. Është e vërtetë se e ardhmja ime varet nga shumë faktorë, por duhet ta dini se ky klub është jeta ime”, tha mbrojtësi. “Unë jam lindur në Barcelonë, jetoj këtu, është shtëpia ime dhe aty kur realisht dua të qëndroj”.
“Për pjesën më të madhe të karrierës time unë kam qëndruar këtu, me përjashtim të pjesës te Mançester Juanjtid. Por ky është vendi ku dua të qëndroj dhe shpresoj të mbyll këtu karrierën”, tha 26 vjeçari.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *