Home / Lajme / Rajon / Pjesemarrja ne votime, KVV: 23.5% deri ne oren 12.20

Pjesemarrja ne votime, KVV: 23.5% deri ne oren 12.20

23 qershor-Duke u mbështetur mbi raportimet e vëzhguesve në terren, Koalicoini i Vëzhguesve Vendorë deklaron se gjatë procesit të sotshëm janë vënë re një sërë problemesh, si hapje me vonesë e qendrave të votimit, ngatërresa me vendosjen e kapakëve të kutiv

Rreth 23, 5% është votueshmëria në shkallë vendi sipas Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, të cilët kanë bërë daljen e parë për shtyp rreth orës 12.20.

Duke u mbështetur mbi raportimet e vëzhguesve në terren, Koalicoini i Vëzhguesve Vendorë deklaron se gjatë procesit të sotshëm janë vënë re një sërë problemesh, si hapje me vonesë e qendrave të votimit, ngatërresa me vendosjen e kapakëve të kutive, mungesa e materialeve zgjedhore, bllokim procesi nga ana e komisionerëve, orientim votimi, një numër më i vogël fletësh votimi në raport me numrin e zgjedhësve, votim familjar dhe janë ndeshur edhe raste votimi pa mjet identifikimi.

Dalja e radhës së Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë do të jetë në orën 14.00.

VLORE- Deri në orën 12.40 llogaritet rreth 24% pjesëmarrja në votime në qarkun e Vlorës. Mësohet se procesi po zhvillohet i qetë dhe pa incidente.

TEPELENE- Deri në orën 12.00, sipas KZAZ-së, llogaritet në 35% pjesëmarrja në votime në Tepelenë.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *