Home / Lajme / Maqedoni / Policia arreston 11 shtetas shqiptarë në Tetovë (VIDEO)

Policia arreston 11 shtetas shqiptarë në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 12 Qershor – Vazhdojnë aksionet e policisë së Tetovës ndaj emigrantëve ekonomik të cilët punojnë në rajonin e Pollogut.

Shumica e këtyre emigrantëve ekonomik janë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike në vendet e tyre punë kërkojnë në rajonet e Maqedonisë Perendimore. Në aksionin më të ri të policisë janë kapur 11 shtetas të Shqipërisë nga qytetet Librazhd dhe Pogradec, të cilët kanë jetuar në një objekt në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë. “Shtetasit e arrestuar janë të moshës prej 23 deri në 51 vjeçare, ndërsa 9 prej tyre nuk kanë pasur të rregulluar qëndrimin e tyre ndërkohë që kanë punuar pa dokumente adekuate në këtë rajon, por të gjithë kanë pasur dokumente personale. 11 shtetasit e Shqipërisë janë arrestuar dhe mbahen në Stacionin Policor të Tetovës, ndërsa janë marrë masa dhe aktiviteteve për zbardhjen e të gjitha detajeve për angazhimin e tyre në këtë rajon, por edhe rreth involvimit të tyre eventual në aktivitete kriminale, para se gjithash në vjedhje”, thotë zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Marjan Josifovski. Ndërkohë nga Policia e Tetovës njoftojnë se gjatë pesë muajve të kaluar të këtij viti, në katër kontrolle të realizuara janë zbuluar 77 shtetas të huaj, prej të cilëve 25 në rajonin e Tetovës dhe 52 në rajonin e Gostivarit. 72 prej tyre kanë qenë shtetas të Shqipërisë kurse 5 nga Kosova. “Numri më I madh I tyre kanë qëndruar ilegalisht në vend dhe kanë punuar në rajon, pjesa dërmuese në ndërtimtari, bujqësi me mëditje më të ulta se punëtorët vendorë. Për shkak të moslajmërimit të qëndrimit të tyre dhe mospasje të dokumenteve personale, të njejtit janë depërtuar në vendet e tyre amë, ndërsa u janë shqiptuar edhe masa sigurie gjegjësisht ndalesë për hyrje në Maqedoni prej 3 deri në 5 vjet”, thotë Josifovski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *