Home / Lajme / Maqedoni / Policia kontrollon automjetet në Tetovë dhe Gostivar (VIDEO)

Policia kontrollon automjetet në Tetovë dhe Gostivar (VIDEO)

Tetovë, 6 Qershor – Stacioni policor në Tetovë për siguri në komunikacionin rrugor vazhdon me aktivitetet e përfocuara dhe të rrepta ndaj pjesëmarrësit në komunikacion.

Me këtë rast sipas policisë së Tetovës, janë kontrolluar motoçiklistët, biçiklistët por edhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.“Me këtë aksion janë përfshirë 40 automjete, me ç`rast janë konstatuar 19 kundërvajtje. Katër prej këtyre kundërvajtjeve janë konstatuar tek motoçiklistët të cilët nuk kanë pasur paijsje mbrojtëse në kokë dhe nuk kanë pasur rregjistrim dhe leje adekuate. Krahas kësaj, 6 prej të kontrolluarve nuk kanë pasur leje qarkullimi ose paisje, 2 gabimisht kanë parkuar automjetet, kurse dy të tjerë nuk kanë pasur tabela për rregjistrim. Kundërvajtjet e konstatuara janë saknsionuar me 12 fletëpagesa, 5 ftesa për pagesë të dënimit dhe dy kërkesa për inicim të procedurës penale, kurse 4 automjete dhe dy vozitës janë larguar nga komunikacioni”, njofton policia e Tetovës. Aktivitete të këtilla janë realizuar edhe në rajonin e Gostivarit. “Gjatë kontrolleve në Gostivar dhe më gjërë janë përfshirë 20 automjete, me ç`rast janë konstatuar 8 kundërvajtje, tek 2 motoçikleta dhe 6 automjete tjera. “Janë përgatitur 5 ftesa për pagesë të dënimit dhe 3 fletëpagesa.

Këtë muaj janë planifikuare edhe një sërë aktivitete të tjera ndërsa cak i policisë në veçanti do të jenë motoçiklistët dhe drejtuesit e biçikletave”, thuhet në një raport të policisë së Tetovës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *