Home / Lajme / Maqedoni / Policia rrugore: Kontrollet për siguri të qytetarëve (VIDEO)

Policia rrugore: Kontrollet për siguri të qytetarëve (VIDEO)

10 Qershor – Pas denoncimit të shoqatës Zgjate Dorën, për kontrolle të shtuara të policisë në dalje të Tetovës për në Gostivar, nga ana e njësisë së kontrollit rrugor të autostradave në nivel republikan, theksojnë se kontrollet janë për preventivë dhe për sigurinë e vet qytetarëve dhe se ankesat e këtilla nuk kanë përmbajte.

“Ne si njësit republikan përgatisim plane vjetore për kontrolle dhe në ato vende ku ka nevojë ka pika kontrolle. Prezenca e policisë është për sigurinë e qytetarëve dhe ankesa e tyre nuk përmban ngase nuk ka deri më tash reagime për presione apo tejkalim të përgjegjësive nga na e policisë. Madje në këto pika gjatë kësaj periudhe do të shtohet prezenca e policisë, kur dihet se gjatë verës në mënyrë enorme rritet numri i veturave në rajonin e Pollogut. E tërë kjo bëhet për preventivë sepse vet roli i policisë është që të kujdeset për sigurinë e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion. Është e palogjikshme që autostradat të mos kontrollohen edhe kjo vlen për këtë rajon”, deklaroi Muhamet Alili, zëvendës komandant në njësisë e kontrollit rrugor të autostradave në nivel republikan.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *