Home / Lajme / Maqedoni / Policia: Zënkë mes dy taksistëve, 59 vjeçarja ka konsumuar tableta, policia ka vazhduar me kontrollimin e automjeteve (VIDEO)

Policia: Zënkë mes dy taksistëve, 59 vjeçarja ka konsumuar tableta, policia ka vazhduar me kontrollimin e automjeteve (VIDEO)

Tetovë, 12 Qershor – Një zënkë mes dy taksistëve tetovar për vendin e parkimit, ka përfunduar me lëndimin e njërit prej tyre.

Një zënkë mes dy taksistëve tetovar për vendin e parkimit, ka përfunduar me lëndimin e njërit prej tyre. Siç njofton policia e Tetovës, 51 vjeçari F.A nga Tetova, ka denoncuar në Polici se të martën rreth orës 9 para stacionit të autobusave është sulmuar dhe lënduar nga 46 vjeçari A.I nga fshati Llërcë. Sipas rrëfimit të tij, tek stacionin e autobusave ka arritur me veturën Seat Kordoba, me të cilën ka punuar si taksist, ndërsa më pas afër tij ka ardhur A.I me veturën Audi poashtu taksist. “Mënjëherë ndërmjet tyre ka filluar një zënkë rreth parkimit, me çrast A.I ka nxjerrë thikën dhe I ka shkaktuar lëndime F.A, në krahun e majtë dhe me veturën është larguar në drejtim të panjohur.I lënduari është drejtuar për ndihmë shëndetësore në Spitalin Klinik të Tetovës dhe më pas rastin e ka paraqitur në Stacionin Policor në Tetovë. Në orët e pasditës takisti A.I është ftuar për bisedë në polici dhe pas zbardhjes së plotë do të inicohet padi adekuate”, njofton SPB-ja e Tetovës.

59 vjeçarja M.B nga fshati Siriçinë ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që më herët kishte konsumuar sasi të madhe të tabletave. Pas dhënies së ndihmës së parë ajo është transferuar në klinikat e Shkupit, njofton policia e Tetovës, e cila ka bërë të ditur se punon në zbardhjen e detajeve për arsyet se pse 59 vjeçarja ka konsumuar sasi të madhe të medikamenteve mjekësore.

Kanë vijuar aksionet kontrolluese të policisë rrugore ndaj automjeteve që transportojnë udhëtarët në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit. Në bazë të një njoftimi të policisë së Tetovës, janë kontrolluar 50 automjete kryesisht autobus, minibus dhe furgon, prej të cilëve 33 janë dërguar në kontroll teknik, ndërsa tek 9 prej tyre janë konstatuar parregullsi teknike dhe janë përgatitur fletëpagesa.”Njërit prej vozitësve të kontrolluar i është përgatitur procedurë kundërvajtëse, ndërsa 4 janë larguar mënjëherë nga komunikacioni. Krahas kësaj janë vërtetuar edhe katër lloje të tjera të kundërvajtjeve të cilët janë sanksionuar në mënyrëc adekuate. Aksioni I këtill është realizuar edhe në Gostivar, me ç`rast janë përfshirë 18 autobus dhe kombi furgon.Gjashtë prej këtyre kanë patur parregullësi tek frenat, ndërsa tek të tjerët janë vërtetuar parregullësi teknike.Gjashtë automjetet të cilët kanë pasur probleme me frenimin janë larguar mënjëherë nga komunikacioni, ndërsa janë përgatitur katër ftesa për pagesë të dënimit”, njofton SPB-ja e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *