Home / Lajme / Maqedoni / Popovski ankohet tek Ban Ki Moon për emrin

Popovski ankohet tek Ban Ki Moon për emrin

12 qershor-“Me të vërtetë mendoj se ata duan që të shohin të tejkaluar këtë kontest, mirëpo nuk kanë instrumente për të zbatuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në raport me Greqinë. Është e qartë se Greqia nuk ka motiv për të zgjidhur këtë çështje dhe se bëhet fjalë për shfrytëzim të kohës sa më shumë që të jetë e mundur”, theksoi shefi i diplomacisë, Nikolla Popovski.

Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Popovski mbrëmë në Njujork ka shprehur ankesa lidhur me kontestin e emrit me Greqinë.

Ai të gjitha shqetësimet dhe qëndrimet zyrtare i`a ka shprehur sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, në një takim që ka zgjatur rreth një orë.

Ministri Popovski ka theksuar pas takimit me sekretarin e OKB-së se vendi po përballet me kushtin joparimor duke përdorur referencën FYROM për 20 vite si vend anëtarë i OKB-së, ndësa ai gjithashtu ka theksuar se pala greke nuk është e interesuar për tejkalimin e kontestit të emrit.

“20 vite si anëtare e OKB-së na është vendosur kushti joparimor nga ana e fqiut tonë jugor, kontesti i imponuar i emrit. Vendi ynë për 20 vite plotësisht ka përmbushur të gjitha detyrimet, ndërsa akoma po përballemi me situatën ku pala bartëse e këtij kontesti nuk shpreh interes dhe shkelë detyrimet që ka për të mos bllokuar rrugën tonë evropiane dhe evroatlantike”, theksoi ministri Popovski.

Sipas tij, lidhur me këtë bllokadë është deklaruar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e cila ka vlerësuar se është një bllokim ilegal ndaj Maqedonisë nga pala greke në planin e integrimeve evroatlantike.

Shefi i diplomacisë nënvizoi se ka dëgjuar përcaktimet e sinqerta të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për tejkalimin e kontestit të emrit.

“Me të vërtetë mendoj se ata duan që të shohin të tejkaluar këtë contest, mirëpo nuk kanë instrumente për të zbatuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në raport me Greqinë. Është e qartë se Greqia nuk ka motiv për të zgjidhur këtë çështje dhe se bëhet fjalë për shfrytëzim të kohës sa më shumë që të jetë e mundur”, theksoi shefi i diplomacisë, Nikolla Popovski.

Ministri Popovski sot në kuadër të vizitës së tij në Kombet e Bashkuara do të takohet edhe me ndërmjetësin e OKB-së për kontestin e emrit, Metju Nimic. Lidhur me këtë takim ai nuk ka bërë të ditur se si do të jetë rrjedha e tij dhe çfarë propozimesh do të hudhen në këtë takim.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë udhëtoi në Nju Jork për të qenë pjesë e shënimit të 20 vjetorit të anëtarësimit të vendit në OKB.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *