Home / Lajme / Maqedoni / Prej sot lëshimi elektronik i lejeve për ndërtim (VIDEO)

Prej sot lëshimi elektronik i lejeve për ndërtim (VIDEO)

03 Qershor – Në të gjitha komunat në Maqedoni prej sot procedura e përgjithshme për dhënien e miratimeve për ndërtim do të zhvillohet në mënyrë elektronike.

Kërkesa do të shtrohet në mënyrë elektronike dhe miratimi do të jepet në formë elektronike. Nëse jepet në formë të shtypur do të jetë e pavlefshme. Institucionet kompetente janë të gatshme, administrata e trajnuar. Procesi i përgjithshëm nga aplikimi deri në lëshimin e miratimit për ndërtim dhe procedura për ankesë do të bëhet në mënyrë elektronike. Komunat gjithashtu në mënyrë elektronike do të komunikojnë me shërbimet e tyre në kuadër të komunës, si dhe me institucionet dhe ndërmarrjet publike prej të cilëve duhet të marrin pëlqime përkatëse. Pasi të gjitha dokumentet të jenë në rregull përmes mënyrës elektronike komuna do të njoftohet se janë paguar taksat komunale dhe miratimi në formë elektronike do të jepet. Procedura duhet të thjeshtohet, të përshpejtohet dhe të bëhet më transparente, pasi që çdo kërkues në çdo moment do të mund të shohë te kush është lënda e tij.

Deri më tani sipas vendimit ligjor leja duhej të jepej deri në 45 ditë, ndërsa tani pritet të shkurtohet.Komunat do të përdorin softuer të BNJVL-së, ndërsa që të funksionojë sistemi do të duhet të furnizohen me nënshkrim elektronik.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *