Home / Sport / Premier League lajmëron para kohe për Murinjon te Çelsi

Premier League lajmëron para kohe për Murinjon te Çelsi

Fakti që Zhoze Murinjo do të marrë drejtimin e Çelsit që nga ky muaj, është ndoshta një nga sekretet e ruajtura më keq në historinë e futbollit botëror, me konfirmime të vazhdueshme që kanë ardhur në të gjithë muajt e fundit. Kjo ka shtyrë edhe Premier League në Angli të bëjë një gafë që në fakt nuk është e zakonshme për organizata të këtyre niveleve, pasi ka lajmëruar para kohe transferimin e portugezit në radhët e skuadrës londineze.

Në fakt, dukej qartë se ajo ishte prova e lajmërimit të mirëfilltë që pritet të vijë të hënën, pasi mbante datën 3 qershor dhe në kohëzgjatjen e kontratës së trajnerit londinez ishte vendosur shenja x.
“Murinjo kthehet si trajner i Çelsit”, ishte artikulli që u shfaq në faqen zyrtare të internetit të kampionatit anglez, i hequre pas disa orësh nga rrjeti, me zëdhënesit për shtyp që u përpoqën ta pikturonin gjithçka si një gabim publikimi.
“Ne nuk kemi asnjë dijeni rreth një marrëveshje mes Çelsit dhe Murinjos”, ishte komenti zyrtar i Premier League, e cila është detyruar të pranojë këtë gafë, pasi në fakt, Murinjo figuron ende si trajner i Real Madrid për sa kohë që nuk ka zgjidhur zyrtarisht kontratën me spanjollët dhe firmosur një marrëveshje me Çelsin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *