Home / Sport / Presidenti i Napolit kërkon edhe një klub anglez

Presidenti i Napolit kërkon edhe një klub anglez

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka zbuluar se gjatë vizitës së tij të fundit në Londër ka filluar të marrë në konsideratë idenë për të blerë një klub anglez. Producenti i filmave, që mori drejtimin e Napolit në vitin 2004, ka pranuar se ideja për t’u kthyer në një pronar të shumë klubeve të ndryshme po e tërheq gjithnjë e më shumë.

“Dua të zgjeroj perandorinë time futbollistike. Dua të blej tre klube, përfshirë një në Angli. Kam folur edhe me ish-trajnerin e Napolit, Edi Reja, ndërsa ai më është përgjigjur se është gati për të ndërmarrë një aventurë të re”, shpjegoi De Laurentis për mediat italiane.
Në fakt, pronësia e shumë klubeve të ndryshme nuk është e ndaluar me rregullat e futbollit evropian. Familja Poco, e cila kontrollon Udinezen, ka në pronësi gjithashtu skuadrat e Uotford në Angli dhe Granada në Spanjë. Ekipi i Uotford, i cili drejtohet nga Xhanfranko Zola, gjatë sezonit të fundit ka huazuar 10 lojtarë nga klubi italian dhe spanjoll, ndërsa ishte në garë për t’u ngjitur në Premier Ligë, por u mund në playoff nga Kristal Palas.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *