Home / Lajme / Maqedoni / Presidentja e Kosovës, Jahjaga dekoron akademikun me origjinë shqiptare, Mateja Matevskin

Presidentja e Kosovës, Jahjaga dekoron akademikun me origjinë shqiptare, Mateja Matevskin

11 qershor-Në disa sfera edhe kemi bashkëpunuar konkretisht, kam pasur miq të mëdhenj mes shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë nga Kosova. Kjo miqësi e jona, vazhdon edhe sot, kjo edhe zgjerohet edhe në hapësirën shqiptare dhe me vjen mirë që pata mundësinë të krijoj miq të mirë në Shqipëri dhe këtu në Maqedoni në mesin e shkrimtarëve shqiptarë”, tha Matevski.

Presidentja e Republikës së Kosovës dekoroi akademikun me origjinë shqiptarë Mateja Matevski për veprën e tij jetësore dhe kontributin e dhënë në letërsi, shkencë dhe afrimin e popujve të Ballkanit.

Akademiku, me origjinë shqiptare nga fshati Rekë, gjatë pranimit të mirënjohjes tha se gjatë gjithë veprimtarisë së tij ka qenë i lidhur ngushtë me shkrimtarët, gazetarët dhe shkencëtarët shqiptarë nga të gjitha hapësirat e Ballkanit.

“Mendoj se meritat e mia nuk janë dhe aq të mëdha sa për të pranuar këtë mirënjohje, pasi vjen nga fqinji jonë i parë, kjo për mua fiton një rëndësi edhe më të madhe. Unë në jetën time kam pasur kontakte me kolegë nga Kosova, nga sfera e literaturës, teatrit, gazetarisë, shkencës. Në disa sfera edhe kemi bashkëpunuar konkretisht, kam pasur miq të mëdhenj mes shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë nga Kosova. Kjo miqësi e jona, vazhdon edhe sot, kjo edhe zgjerohet edhe në hapësirën shqiptare dhe me vjen mirë që pata mundësinë të krijoj miq të mirë në Shqipëri dhe këtu në Maqedoni në mesin e shkrimtarëve shqiptarë”, tha Matevski.

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, tha se mirënjohja e ndarë nga presidentja e Atifete Jahjaga, është një konfirmim i kontributit jetësor që akademiku Matevski ka dhënë në tërë Ballkanin.

“Mirënjohja presidenciale për akademikun Mateja Matevski është një lloj pranimi për kontributin e tij jetësorë, të sprovuar në kulturën në Kosovë, siç tha akademiku, në botën shqipfolëse me të cilën ai ka zhvilluar një komunikim intensiv, me poetët tonë, prej Ali Podrimjes deri te Haredin Gunga, me njerëz të teatrit, të gazetarisë dhe kur nuk ka pas hezitim që kjo të kultivohet. Ne deshëm që në këtë mënyrë të tregojmë që shëmbëlltyrat e tilla janë ura për ndërlidhje mes kulturave dhe popujve”, tha Hysa.

Akademiku Matevski me ambasadorin Hysa në disa raste fliste në gjuhën shqipe. Ai tha se rrugëtimi i tij në jetë ka bërë që ai dalëngadalë të harrojë gjuhën shqipe.

“Mua më vjen keq që s’mund të drejtohem në gjuhën shqipe, pasi shqipja ime është dialektike dhe e harruar. Nuk kam banuar në Rekë. Jam rritur në Gostivar dhe Shkup, shtëpinë e prindërve e kam në Rekë, ndërsa mua rrugët më kanë çuar në drejtime të tjera, si shkrimtar dhe si gazetar”, theksoi Matevski.

Matevski pas vete ka një karrierë të bujshme si gazetar dhe shkrimtar. Ai është fitues i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve ndërkombëtare dhe kombëtare për arritjet e tij në karrierë

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *