Home / Lajme / Maqedoni / Prezantim i denjë i USHT-së në Konferencën shkencore të dy Akademive shqiptare të shkencave dhe arteve

Prezantim i denjë i USHT-së në Konferencën shkencore të dy Akademive shqiptare të shkencave dhe arteve

10 qershor-Nga ana e tyre kumtesat e mësimdhënësve të USHT-së, Doc. Dr. Fatmir Sulejmani, Doc. Dr. Salajdin Salihi dhe Mr.sc. Vjollcë Berisha u veçuan si kumtesa konstruktive dhe të suksesshme.
Vlen te theksohet se këto konferenca të organizuara nga dy Akademitë shqiptare janë konferenca tradicionale të cilat organizohen çdo te dytin vjet, me pjesëmarrje të kufizuar të shkencëtarëve nga të gjitha trojet shqiptare

Gjatë kësaj fundjave, më saktësisht prej 6 deri më 8 qershor, në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në Prishtinë, në organizim të dy Akademive shqiptare të shkencave dhe të arteve (Shqipërisë dhe Kosovës), u organizua Konferenca shkencore me temë: “Letërsia në tekstet enciklopedike”.

Në këtë Konferencë shkencore, siç njofton zyra për informim pranë USHT-së, në mënyrë mjaft dinjitoze u prezantua edhe Universiteti Shtetëror i Tetovës i cili përfaqësohej nga tre mësimdhënësit e Fakultetit Filologjik, respektivisht nga katedra e Gjuhës dhe letërsisë shqipe: Doc. dr. Fatmir Sulejmani i cili paraqiti temën “Letërsia shqipe në tekstet enciklopedike në Maqedoni”, Doc. dr. Salajdin Salihi me punimin e tij “Letërsia e krijuar nga shqiptarët e Maqedonisë në tekstet enciklopedike dhe Mr. sc. Vjollcë Berisha, e cila para auditorit shkencor u prezantua me temën “Letërsia në tekstet enciklopedike”.

Kumtesat e mësimdhënësve të USHT-së, u mirëpritën nga auditori i pranishëm i cili përbëhej nga emrat më të rëndësishëm të shkencës së letërsisë në hapësirat shqiptare, siç janë, Akad. Ali Aliu, Akad. Sabri Hamiti, studiuesit Floresha Dado, Ymer Çiraku, Shaban Sinani e shumë të tjerë. Nga ana e tyre kumtesat e mësimdhënësve të USHT-së, Doc. Dr. Fatmir Sulejmani, Doc. Dr. Salajdin Salihi dhe Mr.sc. Vjollcë Berisha u veçuan si kumtesa konstruktive dhe të suksesshme.
Vlen te theksohet se këto konferenca të organizuara nga dy Akademitë shqiptare janë konferenca tradicionale të cilat organizohen çdo te dytin vjet, me pjesëmarrje të kufizuar të shkencëtarëve nga të gjitha trojet shqiptare

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *