Home / Sport / Prezantohet Guardiola: Gati të bëjmë historinë me Bayernin

Prezantohet Guardiola: Gati të bëjmë historinë me Bayernin

Interesimi i jashtëzakonshëm në konferencën e parë gjermane të Guardiolës. 250 gazetarë nga 11 vende të ndryshme, 44 trupa televizive. Në sallën e madhe të Allianz Arena 42 vjhecari katalanas kishte pas shpatullave të shkruar me të mëdha, Mirësevjen Pep, po aty ku në 4 qershor në të njëjtin sfond shkruhej Faleminderit Jupp.

Epoka Guardiola te Bajerni i Mynihut nisi në orën 12.05 të së hënës së fundit të qershorit. Ish trajneri i Barcelonës në rikthimin e tij pas një viti pushimesh, trashëgon Bajernin më të suksesëshsëm të historisë, në një sezon të vetëm, triumf i trefishtë, kampionat, kupën kombëtare dhe Champions League të fituar nën drejtimin e Jupp Heynckes. I pregatitur për aventurën e re, duke folur në Gjermanisht Guardiola filloi të përballet menjëherë me këto triumfe.

“Duhet të pranoj krahasimet. Bashkëjetoj shpesh me to. Te skuadrat e mëdha ke gjithmonë presion, por e pranoj këtë sfidë të madhe pa problem. Te Barcelona ishte gjithcka për tu rindërtuar, këtu është ndryshe, marr një skuadër që ka fituar gjithcka. Si trajner duhet që gjithmonë të luash mirë dhe të fitosh. Nuk kam folur me Heynckess, ndoshta pasi mësuesja ime e gjermanishtes në Nju Jork ishte tifoze e Borusias dhe nuk më linte të shkoja në Mynih. Ndoshta në të ardhmen do të shkëmbej ndonjë ide me trajnerin që e respektoj jashtëzakonisht shumë, jo vetëm për tripletën, por edhe për karrierrën e tij madhështore”.

Interesimi i jashtëzakonshëm në konferencën e parë gjermane të Guardiolës. 250 gazetarë nga 11 vende të ndryshme, 44 trupa televizive. Në sallën e madhe të Allianz Arena 42 vjhecari katalanas kishte pas shpatullave të shkruar me të mëdha, Mirësevjen Pep, po aty ku në 4 qershor në të njëjtin sfond shkruhej Faleminderit Jupp. Atëherë ishte lamtumira e Heynckes. Përkrah trajnerit që do ë zëvendësojë plakushin e tripletës, ishin më të mëdhenjtë e Bajernit, presidenti Uli Hoennes, administratori I deleguar Karl Hainc Rummenige, drejtori sportive Matias Samer, por natyrisht që protagonist I madh ishte tekniku.

“Nuk jam aq arrogant sa të them se do të hap një epokë të re. Do të punoj shumë, duke bërë hap pas hapi. Kjo skuadër nuk ka nevojë për ndryshime të mëdha. Më parë do të njoh gjithë grupin dhe më pas do të vendos dhe sistemin e lojës. Filozofia ime? Më pëlqen të sulmoj. Një blerje nga Barcelona? Nuk besoj se kjo është e mundur. Mario Gomez ju pëlqen klubeve italiane? Për mua është një futbollist i yni dhe do të punoj me të ashtu si me gjithë të tjerët”

Për sulmuesin ndërhyn dhe Rumenige.

“ Të mërkurën Mario do të jetë në grumbullim me skuadrën. Për momentin nuk kemi marrë asnjë ofertë për të”..

Vazhdimi është për gjermanishten e kulluar të Guardiolës.

“Jam paksa nervoz. Për mua është një dhuratë që jam këtu, është një fat i madh. Nëse Bajerni të thërret, duhet të përgjigjesh menjëherë. E zgjodha për historinë dhe për futbollistët. Unë jam gati për sfidën e re. Te Barcelona ishte gjithshka e mrekullueshme, por kisha nevojë për pushim dhe për një aventurë te re”

E hëna bavareze i ishte dedikuar vetëm prezantimit të trajnerit. Bajerni do të nisë fazën stërvitore të mërkurën. Nga 4 deri në 12 korriku kampionët e gjithshkaje do të jenë në Itali ku në 9 korrik do të luajnë një miqësore me Breshian, ish skuadrën e Pep Guardiolës, një nga ata që nuk i harron miqtë e vjetër.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *