Home / Sport / Prishina mundi ‘Yjet e Kosovës’

Prishina mundi ‘Yjet e Kosovës’

Në prani të rreth 15 mijë shikuesve shqiptarë, “Yjet e Kosovës” kanë humbur 3-2 përballë ekipit të Prishtinës në takimin e zhvilluar pasditen e të shtunës në stadiumin e kryeqytetit kosovar.

Pavarësisht humbjes, Xhaka, Cana, Rama, Basha, Kuqi, Ujkani, Dallku e shumë të tjerë, kanë dhuruar spektakël në këtë takim, i cili u organizua në kujtim të 90 vjetorit të themelimit të klubit prishtinas. Lorik Cana ka qenë kapiteni i këtij ekipi, ndërsa trajneri ka qenë i ati i tij, Agimi.

Prishtinasit kaluan të parët në avantazh me Azem Ahmetin në minutën e 8-të, por, pas sulmeve të njëpasnjëshme, “Yjet e Kosovës” barazuan në minutën 11-të me Shefki Kuqin, i cili e ka festuar golin në një mënyrë mjaft të veçantë. Kuqi arriti të shënojë edhe golin e dytë për ‘Yjet e Kosovës’ në minutën e 60-të të takimit.

Ishte Enis Fetahu ai që u dha fitoren simbolike kampionëve të Kosovës, me dy gola të realizuar gjatë 10 minutave të fundit të takimit. Presidenti i klubit prishtinas, Remzi Ejupi, i entuziazmuar ka premtuar se me rastin e 100-vjetorit të ekipit do të organizohet një mega-spektakël, por për këtë duhet të priten 10 vite.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *