Home / Lajme / Maqedoni / Projekt për mbrojtjen e florës dhe faunës në Malin Sharr (VIDEO)

Projekt për mbrojtjen e florës dhe faunës në Malin Sharr (VIDEO)

08 Qershor – “Rritje e kapaciteteve të Universitetit Shtetëror të Tetovës për studimin e biodiversitetit të florës dhe faunës së masivit të malit të Malit Sharr përmes bashkëpunimit rajonal ndëruniversitar”, ishte tema e projektit të sotëm që u mbajt në Kodrëne Diellit.

Me këtë rast Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi theksoi se ky projekt i paraparinë shpalljes së një pjese të malit sharr si park kombëtar.

Në fjalimin e tij, rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës Vullnet Ahmeti, u shpreh se projekti synon rritjet e kapaciteteve për studime të faunës dhe florës përmes një programi për trajnime dhe pajisjesh me mjete dhe teknikë.

Gjatë prezantimit të projektit të sotëm kanë qenë të prnaishëm edhe rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, përfaqësues të shoqatave ekologjike dhe student të USHT-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *