Home / Lajme / Maqedoni / Protesta kundër Ligjit për abort (VIDEO)

Protesta kundër Ligjit për abort (VIDEO)

Shkup, 06 Qershor – Një pjesë e organizatave joqeveritare sot kanë protestuar para kuvendit të Maqedonisë kundër të ndryshimeve në ligjin për abort, me të cilin parashihet që për abort të vendos komision i përbërë prej mjekëve dhe ministrisë së shëndetësisë.

Gratë e kundërshtojnë këtë duke theksuar se propozim ndryshimet bëhen pa u konsulltuar shoqatat dhe forumet e grave. “Qëllimi është që ta dërgojmë bashkë mesazhin deri te Parlamenti i Maqedonisë të mos diskutohet për këtë ligj dhe Ministria e Shëndetësisë, si propozues ta tërheqë këtë ligj. Në Maqedoni nuk janë të nevojshëm ligje të cilat i kufizojnë të drejtat e gruas”, thuhet në apelin e organizatavae joqeveritare. Ata kërkojnë që Parlamenti të mos diskutojë rreth këtij ligji, ndërsa Ministria e Shëndetësisë si propozues ta tërheqë ligjin. Xhane Kreshova, kryetare e shoqatës së grave në Tetovë, shprehet se ata protestojnë para parlamentit për të kundërshtuar propozim ndryshimet në ligjin për ndërprerjen e shtatzanisë, me çka parashihet që në rast se gruaja vendos që të ndërpres shtatzaninë, për atë vendos komision i përpbërë nga ministria e Shëndetësisë dhe mjekëve. “Ne jemi kundër këtyre ndryshimeve të cilët propozohen sepse askush nuk ka të drejtë përveç gruas që të vendos për ndërprerje të shtatzanisë. Prandaj ne si shoqatë të grave protestojmë kundër këtyre ndryshimeve. Madje kërkojmë që ky propozim të tërhiqet dhe të ketë bisedime dhe konsulltime edhe me ne si shoqatë në të kundërtën nuk do ta pranojmë” tha Kreshova.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *