Home / Lajme / Maqedoni / Protesta kundër ligjit për abortin

Protesta kundër ligjit për abortin

10 qershor-“Nuk është ideja që të ndalohet ndërprerja e shtatzënisë në kushte private dhe kjo nuk qëndron në Ligjin, por mund të bëhet vetëm në institucione spitalore, pa dallim nëse ato janë publike ose private. Mirëpo, duhet pasur kushte komplete që ajo të zbatohet”, tha Nikolla Todorov, ministër i Shëndetësisë.

Në Shkup sot para Parlamentit do të zhvillohen protesta kundër ligjit për abortin, që pritet të miratohet sot me procedurë të shkurtuar.

Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare kanë kërkuar ligj tjetër, pasi me propozim – ligjin aktual të bërë nga Qeveria kufizohet e drejta e zgjedhjes së gruas dhe nxitet kryerja e aborteve jolegale në kushte joadekuate.

Shoqatat theksuan se ligji prek të drejtat themelore të gruas, e cila duhet që në mënyrë të pavarur të vendos për ndërprerjen ose jo të shtatëzanisë. Mbi 90 shoqata vendore dhe disa të huaja kanë firmosur një peticion që i kanë adresuar deputetëve dhe kryeministrit Gruevski për të mos miratuar ligjin e propozuar.

Ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov shprehet se për ligjin janë krijuar fama dhe histeri të çuditshme, ndërsa ai nuk ia ka shkurtuar të drejtën gruas vet të vendosë, por ka siguruar abort të sigurt.

“Nuk është ideja që të ndalohet ndërprerja e shtatzënisë në kushte private dhe kjo nuk qëndron në Ligjin, por mund të bëhet vetëm në institucione spitalore, pa dallim nëse ato janë publike ose private. Mirëpo, duhet pasur kushte komplete që ajo të zbatohet”, tha Nikolla Todorov, ministër i Shëndetësisë.

Ndërsa, deeputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti në rrjetin social Facebook ka shfaqur dilemat që ka në lidhjen me projekt ligjin për abortin. Ajo vlerëson se arsyet për sjelljen e këtij Ligji janë politike. “Arsyet për sjelljen e këtij ligji janë politike, nuk janë as humaniste, as morale, dhe as fetare. Qëllimi i vërtetë është stimulimi i natalitetit në mënyrë artificiale duke shfrytëzuar mekanizmat e sistemit për projekte populiste. E dyta, formimi i komisioneve të shkallës së parë ndërhyn direkt në privatësinë e personitetit dhe ekspozon gruan ndaj situatavete të pakëndshme dhe jodiskrete” shkruan Ermira Mehmeti. Ajo më tej thotë se, aborti është edhe çështje kulturore. “Shqiptarët nuk kanë pasur dhe nuk kanë nevoje për programe shtetërore për shtimin e popullsisë, prandaj nuk kanë nevojë as për projekte ligjore për kufizimin e numrit të lindjeve” shkruan Mehmeti.

Siç mësohet partitë e maxhorancës VMRO-DPMNE dhe BDI sot do të sigurojnë shumicën e duhur për t`i dhënë dritë jeshile këtij projekt – ligji.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *