Home / Lajme / Maqedoni / Protesta në Shkup dhe Gostivar në mbështetje të Erdogan

Protesta në Shkup dhe Gostivar në mbështetje të Erdogan

14 qershor-“Në emër të miqësisë, Turqi, jemi me ty”, është motoja e këshillit organizativ të protestave të njohur si “Platforma për mbështetjen e Turqisë”. Kjo protestë siç thuhet organizohet pas faljes së xhumasë në mbështetje të politikës së kryeministrit turk Erdogan. Protesta në Shkup nis nga kompleksi tregtar “Çairçanja” dhe do të përfundojë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Në Shkup dhe Gostivar për sot janë paralajmëruar protesta në mbështetje të kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan.

“Në emër të miqësisë, Turqi, jemi me ty”, është motoja e këshillit organizativ të protestave të njohur si “Platforma për mbështetjen e Turqisë”. Kjo protestë siç thuhet organizohet pas faljes së xhumasë në mbështetje të politikës së kryeministrit turk Erdogan. Protesta në Shkup nis nga kompleksi tregtar “Çairçanja” dhe do të përfundojë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Një protestë tjetër do të mbahet edhe në Gostivar në organizim të Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Turqve (TDP) të Qenan Hasipit. Organizatorët theksuan se protesta ka karakter rajonal, pasi në të do të marrin pjesë qindra veta nga Kosova, Bullgaria dhe Shqipëria. “Nuk do të protestojnë vetëm turqit, por i ftojmë edhe maqedonasit, dhe të gjitha ata që nuk pajtohen me ngjarjet e fundit në Turqi. Qëllimi është që ti japim mbështetje Erdoganit, për shkak se protestat janë për rrënimin e këtij vendi”, theksoi Enver Hisein, sekretar i përgjithshëm i TDP-së. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *