Home / Lajme / Maqedoni / Punëtori e mekanizmave parandaluese kundër torturës

Punëtori e mekanizmave parandaluese kundër torturës

Punëtorinë do ta hapin avokati i popullit Ixhet Memeti dhe udhëheqësi i departamentit për punë operative në Delegacionin e bashkimit Evropian në Shkup, Martin Klaucke.

Në organizim të BE Instrumentit për ndihmë teknike dhe këmbim të informacioneve (TAIEX) dhe në bashkëpunim me Avokatin e Popullit të Republikës së Maqedonisë, sot dhe nesër në Shkup do të mbahet punëtori e mekanizmave parandaluese kombëtare kundër torturës dhe llojit tjetër të veprimit brutal, jonjerëzor dhe të poshtëruar (NPM).

Punëtorinë do ta hapin avokati i popullit Ixhet Memeti dhe udhëheqësi i departamentit për punë operative në Delegacionin e bashkimit Evropian në Shkup, Martin Klaucke.

Është paralajmëruar pjesëmarrja e përfaqësuesve të Asociacionit për parandalimin e torturës (ATP), Komiteti kundër torturës pranë Këshillit të Evropës, si dhe përfaqësues të NPM-së ekipet e Polonisë dhe Sllovenisë, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *