Home / Lajme / Maqedoni / Qendra e Tetovës shndërrohet në parking (VIDEO)

Qendra e Tetovës shndërrohet në parking (VIDEO)

Tetovë, 08 Qershor – Qyteti i Tetovës vazhdon të ketë një shesh jofunskional.

Sheshi “Iliria” aktualisht ka shumë pak gjelbërime ndërsa përveç hapësirës së madhe pjesa tjetër shfrytëzohet për parking edhe pse një gjë e tillë nuk është e lejuar. Qendra e Tetovës edhe në të kaluarën por edhe tani shfryëzohet vetëm për tubime parazgjedhore nga ana e partive politike dhe ndonjë evenimenti festiv për shkak të hapësirës së madhe e cila lejon mbajtjen e tubimeve dhe manifestimeve. Ato pak hapësira të gjelbërta të cilët ekzistojnë në qendër poashtu nuk mirëmbahen dhe dëmtohen, ndërsa tërësisht mungojnë shëtitoret për këmbësorët. Kohëve të fundit një pjesë e kësaj qendre përdoret si parking edhe pse gati që një vit nuk ka hapësirë për parkim në qendër të Tetovës. Me parkimin e veturave në qendër të Tetovës dëmtohet edhe pak ajo pjesë që ishte e dedikuar për gjelbërim. Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta arifi, thotë se në këtë pjesë do të vendosen shtylla për të penguar parkimin.

Nga policia e Tetovës theksojnë se për parkim joadekuat janë lëshuar 114 fletëpagesa dhe 71 ftesa për pagesë të dënimit. Dënimet janë shqiptuar për parkim joadekuat prej tek Posta e deri tek Gjykata e Tetovës. Por dhe krahas këtyre mangesive që ka kjo qendër dhe mungesës së hapësirave për këmbësorë, gjatë orëve të mbrëmjes kjo qendër frekunetohet nga shumë qytetarë të cilët argëtojnë fëmijët e tyre në hapësirën e madhe të sheshit të Tetovës.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *