Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria me kredi të lira do ta stimulojë vetëpunësimin

Qeveria me kredi të lira do ta stimulojë vetëpunësimin

13 qershor-Çdo vend i ri i punës i hapur për biznes nga vëllimi më i vogël do të financohet me tre mijë euro, ndërsa numri maksimal i njerëzve të cilët do të mund të shoqërohen dhe të aplikojnë është tre persona që do të thotë se vëllimi i tërësishëm do të ishte nëntë mijë euro. Afati për kthimin e parave është tre vite me grejs periudhë prej një viti dhe shkallë tatimore prej një për qind.

Personat e papunësuar të evidentuar në agjencinë për punësim do të mund të aplikojnë për shpalljen më të re për vetëpunësim me kreditimin të cilin nesër do ta shpallë qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Në shpallje mund të konkurojnë të papunësuarit, të cilët janë evidentuar në agjencinë për punësim të paktën një vit dhe të papunë të paktën gjashtë muaj, të cilët bëjnë në grupin e personave të rinj deri në 27 vjet ose sërish persona më të moshuar mbi 55 vjeç, si dhe persona të cilët pranojnë kompensim me para në bazë të papunësisë, informoi sot në konferencën për shtyp zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev.

Çdo vend i ri i punës i hapur për biznes nga vëllimi më i vogël do të financohet me tre mijë euro, ndërsa numri maksimal i njerëzve të cilët do të mund të shoqërohen dhe të aplikojnë është tre persona që do të thotë se vëllimi i tërësishëm do të ishte nëntë mijë euro. Afati për kthimin e parave është tre vite me grejs periudhë prej një viti dhe shkallë tatimore prej një për qind.

Për financimin e bizneseve nga vëllimi më i madh mund të aplikojnë maksimum pesë persona prej të cilëve kredikërkuesi themelor do të merrte shumë prej pesë mijë eurove, ndërsa katër të mbeturat me nga tre mijë euro për çdo vend të ri të hapur të punës. Afati për kthim të mjeteve është pesë vite me grejs periudhën prej një viti dhe shkallë tatimore prej një për qind.

Financimi do të kryhet përmes Bankës së Maqedonisë për përkrahje dhe zhvillim.

Të interesuarit do të mund të aplikojnë në afat prej 10 ditëve, duke filluar prej nesër kur do të publikohet shpallja

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *