Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët të mos dalin në diell (VIDEO)

Qytetarët të mos dalin në diell (VIDEO)

22 Qershor – Më tej nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) këshillojnë pacientët që kanë problem kardiake dhe ata që kanë ndonjë sëmundje kronike të jenë të kujdesshëm, të përdorin terapinë e rekomanduar nga mjeku me kohë si dhe ti shmangen diellit, sepse mund të shkaktojë pasoja serioze në gjendjen e tyre shëndetësore, transmeton Tv Koha.

Rritja e temperaturave ka shtuar numrin e pacienteve më probleme kardiake si dhe ata me sëmundje tjera kronike që kërkojnë ndihmën e mjekut. Për këtë arsye, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), këshillon qytetarët që t’i shmangen ekspozimit në diell nga periudha kohore ndërmjet orës 10:00 e mëngjesit deri në orën 17:00 të pasditës, transmeton Tv Koha.

Shaban Memeti, drejtor i ISHP-së, thotë se me ndryshimin e menjëhershëm të temperaturave është vërejtur edhe rritje e rasteve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në qendrat urgjente të vendit. “Pacientë më të goditur janë ato me sëmundje kardio-vaskulare, me sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut apo ato pacientë me sëmundje kronike në përgjithësi. Po ashtu, kjo ndikon te pjesa më e ndjeshme e popullatës, si te të moshuarit dhe fëmijët”, thotë Memeti, transmeton Tv Koha.

Më tej nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) këshillojnë pacientët që kanë problem kardiake dhe ata që kanë ndonjë sëmundje kronike të jenë të kujdesshëm, të përdorin terapinë e rekomanduar nga mjeku me kohë si dhe ti shmangen diellit, sepse mund të shkaktojë pasoja serioze në gjendjen e tyre shëndetësore, transmeton Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *