Home / Lajme / Rajon / Rama: Do të përmbushim pritshmëritë e publikut

Rama: Do të përmbushim pritshmëritë e publikut

28 qershor-“Qëllimi ynë fundor është të jemi në krahun e shtresës së mesme dhe të më të varfërve, por jo duke goditur më të pasurit apo duke dëmtuar kompanitë e mëdha. S’mund të ketë punësim nëse nuk u japim mundësi kompanive që të punësojnë, pavarëissht se biznesi i vogël do jetë aleati ynë strategjik”, tha ai.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, aleanca e të cilit fitoi zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, deklaroi mbrëmë se qeveria e re do të përmbushë pritshmëritë e publikut, megjithëse e di se do të përballet me probleme të vështira. Zoti Rama i bëri këto komente gjatë një bisede me analistë në televizionin Top Channel, ku foli për kryeministrin Berisha dhe mënyrat se si qeveria e tij e re pritet të përballet me sfidat qysh në ditët e para të punës.“Nuk do heqim dorë nga taksimi i ndershëm që t’u japim të gjithë atyre që sot fitojnë me pak të taksohen më pak, dhe që të mos heqim taksën e biznesit të vogël dhe mos përgjysmojmë tatimin e fitimit mbi biznesin e vogël” – tha zoti Rama.
Ai tha se PS do të qeverisë me LSI jo vetëm për votuesit e majtë, por edhe për të gjithë popullin shqiptar. “Koalicioni qeverisës është përcaktuar nga shqiptarët. Ne mirëpresim bashkëpunimin e të gjitha partive të opozitës në procesin administrativ dhe do ishim të kënaqur që në këtë proces të ishin edhe partitë e opozitës” – tha ai. Zoti Rama tha se qeveria e re do të ngrejë një komitet për ekonominë, ndërsa një agjenci ndërkombëtare do të menaxhojë trajtimin e firmave në dogana. “Qëllimi ynë fundor është të jemi në krahun e shtresës së mesme dhe të më të varfërve, por jo duke goditur më të pasurit apo duke dëmtuar kompanitë e mëdha. S’mund të ketë punësim nëse nuk u japim mundësi kompanive që të punësojnë, pavarëissht se biznesi i vogël do jetë aleati ynë strategjik”, tha ai.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *