Home / Lajme / Rajon / Rama foli sot sërish, Berisha hesht! (VIDEO)

Rama foli sot sërish, Berisha hesht! (VIDEO)

25 Qershor – “Për mua personalisht ky nuk eshte triumfi i disave kunder disave, por ky eshte triumfi i sovranit qe ndau me këto zgjedhje Shqipërine nga historia e proceseve zgjedhore të manipuluara dhe të deformuara që e njollosën keq imazhin e vendit tonë”, tha Rama.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në daljen e parë publike për ditën e sotme deklaroi se me këto zgjedhje ka fituar Shqipëria.

“Për mua personalisht ky nuk eshte triumfi i disave kunder disave, por ky eshte triumfi i sovranit qe ndau me këto zgjedhje Shqipërine nga historia e proceseve zgjedhore të manipuluara dhe të deformuara që e njollosën keq imazhin e vendit tonë”, tha Rama.

Duke folur nga selia e PS-së, së bashku me Sekretarin e Internacionales Socialiste, Luis Ajala, Rama kërkoi nga skuadrat numëruese të së djathtës që të bashkëpunojnë për përfundimin e procesit të numërimit.

“Ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë dhe të gjithë socialistët.Do doja t’i dërgoja ngushëllime të gjithë atyre që u prekën nga incidenti i Laçit”, tha Ajala.

Zyrtari i lartë socialist uroi si kreun e PS-së Rama ashtu edhe kreun e LSI-së, Ilir Meta dhe shprehu besimin se të dy së bashku do të krijojnë një vizion të ri.

Nga ana tjetër, lideri i PD-së dhe kryeministri i deritanishëm Sali Berisha dy ditë pas zgjedhjeve akoma nuk ka shprehur një qëndrim publik dhe komentimin e rezultateve.

Ai ka bojkotuar selinë e Partisë Demokratike, ndërsa sot më në fund është shfaqur.

Sipas TCH, ai ka shkuar në presidencë, ku ka pasur një takim me Bujar Nishanin, takim që ka zgjatur së paku 30 minuta.

Opozita ka ftuar që Berisha të dal publikisht dhe të pranojë humbjen. Por, nga ana tjetër , nga PD theksojnë se Berisha do të shprehë qëndrimin e tij sapo të mbyllet numërimi dhe të shpallen rezultatet e para. Sipas selisë së partisë blu, e cila pësoi një humbje të thellë në këto zgjedhje, Berisha pritet edhe të njoh rezultatin. Me këtë rezultat të pësuar, PD pritet të përballet me ndryshime të brendshme partiake. (INA)

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *