Home / Lajme / Maqedoni / Raportet mes shqiptarëve dhe maqedonasve të brishta (VIDEO)

Raportet mes shqiptarëve dhe maqedonasve të brishta (VIDEO)

28 Qershor – “Kuvendi vëren se edhe 10 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet midis bashkësive mbeten të brishta. tensionet midis tyre vazhdojnë dhe çojnë deri në një seri incidentesh-veçanërisht në muajt e fundit-dhe në to në mënyrë të barabartë janë involvuar edhe nga komuniteti maqedonas edhe nga komuniteti shqiptar.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me shumicë të madhe mbrëmë e miratoi rezolutën dhe rekomandimin e propozuar nga raportuesi britanik, deputeti Robert Uoler, për dialogun postmonitorues me Republikën e Maqedonisë, me të cilët asambleja rekomandon hapje të zyrës të Këshillit të Evropës në Shkup. Asamblaeja konkludoi se duhet të vazhdojë post-monitorimi me Maqedoninë dhe me Shkupin që të hapet sërish Zyrë e KE-së, me qëllim që të koordinohen aktivitetet e Këshillit dhe t’i ndihmohet vendit që t’i realizojë obligimet e marra nga kjo organizatë.Raportuesi Robert Uolter duke iu falënderuar inkuadrimit konstruktiv të delegacionit të Maqedonisë në përgatitjen e tekstit, rreth vazhdimit të dialogut postmonitorues ishte i qartë: “Ne jemi këtu që t’ju ndihmojmë dhe dëshiroj të them se ne së shpejti duhet ta shtrojmë pyetjen për ndërprerje të dialogut postmonitorues që do të paraqesë etapë kyçe drejt BE-së dhe NATO-s”.Zhan Klod Minjon për rekomandimin për hapjen e zyrës së KE-së në Maqedoni, sqaron: “Kjo nuk është zyrë për vëzhgim të IRJM-së. Kjo është zyrë për punë me BE-në që të tentojmë të zhvillojmë projekte për bashkëpunim, siç kemi në Beograd dhe vende tjera dhe të cilat punojnë jashtëzakonisht mirë”.Në debatin njëorësh pas raportit të parë të kompletuar pasi në vitin 2000 u mbyll monitorimi për Maqedoninë, APKE-ja konstaton se Marrëveshja e Ohrit nga viti 2001 ishte “faktor i paqes dhe stabiliteti në tërë rajonin gjatë viteve të fundit edhe pse marrëdhëniet midis bashkësisë maqedonase dhe shqiptare mbeten të brishta”.Jeta publike mbetet edhe më tej fuqishëm i ndarë në linjë politike dhe etnike, thekson raportuesi Uolter, i cili në shumë raste e vizitoi Maqedoninë. Me rezolutën e miratuar APKE-ja kërkon nga autoritetet maqedonase të vazhdojnë me decentralizimin dhe me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, vendosje të politikave të reja inkluzive, vazhdim i decentralizimit dhe promovimit të mëtutjeshëm të të drejtave kulturore dhe gjuhësore të pakicave.”Kuvendi vëren se edhe 10 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet midis bashkësive mbeten të brishta. tensionet midis tyre vazhdojnë dhe çojnë deri në një seri incidentesh-veçanërisht në muajt e fundit-dhe në to në mënyrë të barabartë janë involvuar edhe nga komuniteti maqedonas edhe nga komuniteti shqiptar. Kuvendi i inkurajon autoritetet e Maqedonisë që të vazhdojnë me implementimin e marrëveshjes dhe veçanërisht kërkon të zbatohen një seri masash”, thuhet në pikën 4 të Rezolutës.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *