Home / Lajme / Maqedoni / Raportuesi i OKB-së: Pushteti frikëson mediat kritike (VIDEO)

Raportuesi i OKB-së: Pushteti frikëson mediat kritike (VIDEO)

21 Qershor – Raportuesi Special i OKB-së për Lirinë e Shprehjes, Frank la Ru, do të kthehet në selinë në Nju Jork me çantën plot fakte për shtypjen e lirisë së shprehjes dhe të medias në Maqedoni.

Pas tri ditësh monitorim të gjendjes së medias në vendin tonë, zyrtari i OKB-së ka deklaruar sot, gjatë prezantimit të përfundimeve paraprake, se mediat kritike janë në qendër të sulmeve dhe përpjekjeve për frikësim. “Ekziston një atmosferë për frikësimin e gjithfarësoj medieve me vështrim kritik, të cilat kanë çështje konkrete për hulumtim, ose kanë kritikë ndaj funksionarëve aktualë të pushtetit”, ka theksuar Frank la Ru.
Duke u bërë apel gazetareve të mos kenë frikë dhe të jenë të pavarur, raportuesi i OKB-së ka deklaruar gjithashtu se për të është e pakuptueshme sesi mund të arrestohet një gazetar me pretekstin se ka zbuluar dëshmitarin e mbrojtur, ose të mos ngrihet hetim për vdekjen në aksident të një gazetari tjetër, duke aluduar në rastet e Tomislav Kezharovskit dhe të Nikola Mladenovit.“Këtë çështje kam ngritur përpara Gjykatës Supreme, përpara ministrive të Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë, si dhe para Prokurorit Publik. Të gjithë më thanë të njëjtën gjë se aksidenti nuk hetohet penalisht, sepse mendohet të ketë qenë aksident fatkeq. Sikur ka një frikë për të hetuar këtë rast dhe frikë për të zbuluar se çfarë është në të vërtetë”, ka theksuar zyrtari I OKB-se. Një përfundim tjetër i tij, është se vendi ka posi problem me zbatimin e ligjeve dhe të praktikës që rregullon sferën e medias, në kontekst të ligjit që bën dekriminalizimin e shpifjes dhe fyerjes. Ai ka kërkuar nga autoritetet të ftohet sërish vitin e ardhshëm, para se të bëjë hartimin final të raportit për lirinë e shtypit në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *