Home / Lajme / Maqedoni / Rexhepi: Ekstradimi i Demirit dhe Ismailoviqit është në duart e ministrave të drejtësisë

Rexhepi: Ekstradimi i Demirit dhe Ismailoviqit është në duart e ministrave të drejtësisë

24 qershor-“Do të përmbahemi drejt bashkëpunimit të mirë midis dy shteteve. Ne bashkëpunojmë edhe në sferën e luftës dhe parandalimit të krimit të organizuar. Si Ministri e Punëve të Brendshme i përfunduam të gjitha obligimet dhe mbetet që ministrat e drejtësisë ta përfundojnë punën me ekstradimin dhe unë nuk mund të flas në emrin e tyre”, tha Rexhepi.

Ministria kosovare e Punëve të Brendshme i përfundoi obligimet për Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviqin, të cilët janë arrestuar në Kosovë, ndërsa në Maqedoni janë të dyshuar në rastin “Monstër”. Mbetet që ministrat e drejtësisë ta përfundojnë punën me ekstradimin e tyre.

Këtë e deklaroi ministri kosovar i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të Marrëveshjes ndërqeveritare për hapje të kalimit të ri kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës “Bellanoc-Stançiq”, në vendkalimin kufitar Glloboçicë, në afërsi të Jazhincës.

“Do të përmbahemi drejt bashkëpunimit të mirë midis dy shteteve. Ne bashkëpunojmë edhe në sferën e luftës dhe parandalimit të krimit të organizuar. Si Ministri e Punëve të Brendshme i përfunduam të gjitha obligimet dhe mbetet që ministrat e drejtësisë ta përfundojnë punën me ekstradimin dhe unë nuk mund të flas në emrin e tyre”, tha Rexhepi.

Ministri i Drejtësisë i Republikës së Maqedonisë Blerim Bexheti më datën 13 të këtij muaji deklaroi se Ministria e Drejtësisë nuk ka kurrfarë rregulltive juridike që të ndërmerr çfarëdo lloj veprimet për ekstradim më të shpejtë të të dy akuzuarve në rastin “Monstra” Alil Demiri dhe Afrim ismailoviq.

Lidhur me dyshimet se “dikush i mbron vrasësit” të cekura nga prindërit e djelmohave të vrarë dhe kërkesa e tyre e përgjigjes se pse po shtyhet ekstradimi, ministri i Drejtësisë luti që të mos veprohet me spekulime ndaj, siç tha, një rasti të tillë të ndjeshëm.

“Për herë të parë po dëgjojë për dyshime të tilla dhe apeloj që për një rast të ndjeshëm të këtillë të gjithë të kontribuojmë dhe të mos ketë hapësirë për spekulime të ndryshme”, tha Bexheti dhe shtoi se Gjykata është vendi ku shqyrtohet rasti.

Në Gjykatën penale të Shkupit zhvillohet proces gjyqësor në të cilin Demirit dhe Ismailoviqit i gjykohet në mungesë për rastin me vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovcës që ndodhi vitin e kaluar më 12 prill. Në këtë rast gjyqësor të akuzuar janë Agim Ismailoviq, Sejdi Rami, Fejzi Aziri dhe Haki Aziri.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *