Home / Lajme / Maqedoni / Ristovski: Testimi ekstern përfundoi me sukses (VIDEO)

Ristovski: Testimi ekstern përfundoi me sukses (VIDEO)

12 Qershor – Qëllimi i testimit ekstern është arritur. Përqindja e lëshimeve është relativisht e vogël, që na jep për të drejtë për ta cilësuar procesin si të suksesshëm.

Pres se nga viti i ardhshëm shkollor ky proces do të bëhet rutinë në të gjitha shkollat për të gjitha palët e involvuara, vlerësoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski.Ai sot në konferencë për shtyp, është i shoqëruar nga zëvendëssekretari shtetëror dhe nga drejtorët e organeve të MASH-it, iu falënderua të gjithë pjesëmarrësve në zbatimin e testimit ekstern, për të cilën theksoi se është reformë që do ta rrisë cilësinë e arsimit në Maqedoni.”Çdo reformë e cila prek popullatë më të madhe has në reagime të ndryshme. Por, publikisht i bind të gjithë ata të cilët nga fillimi e kontestojnë zbatimin e tij, validitetin dhe rëndësinë, se çdo projekt që e zbaton Qeveria është për të mirën e të gjithë qytetarëve. Efektet e disave prej tyre janë të dukshme në afat të shkurtër, por disa efekte janë të dukshme në afat më të gjatë. I tillë është edhe rezultati i vlerësimit ekstern për të cilin jam i bindur fuqimisht se do të jetë strumbullar dhe bazë për krijimin e sistemit arsimor evropian në Republikën e Maqedonisë”, theksoi Ristovski.Nënvizoi se tani është më e rëndësishme që procesi masovik është zbatuar me sukses, ndërsa se në të ardhmen do të ndodhin ndryshime në sistem që të rregullohen mungesat e paraqitura nga shkollat.Testimi i 193.176 nxënësve, me të cilën vlerësohet se sa arsimtarët janë objektiv në vlerësimin e njohurive të tyre, ishte i pari sivjet dhe u zbatua nga 27 maji deri më 8 qershor.Rezultatet e para pasnesër, më 14 qershor, do t’i marrin nxënësit e klasave të teta pasi që më 24 qershor i pret paraqitja e parë në afatin e qershorit për regjistrim në shkollat e mesme.Nxënësit e tjerë rezultatet do t’i marrin prej 17 deri më 21 qershor, kur do të jetë edhe sesioni i dytë i testimit ekstern për rreth 15.000 nxënës të cilët për shkaqe të arsyeshme nuk janë testuar në sesionin e parë. Një përqindje e vogël e nxënësve ose klasave do të testohen për herë të dytë për shkak të parregullsive të cilat janë përcaktuar nga inspektorët e arsimit, të cilët gjatë procesit kanë kryer 320 mbikëqyrje në shkolla.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *