Home / Sport / Ronaldinjo drejt Beshiktashit

Ronaldinjo drejt Beshiktashit

Kampionati turk i futbollit ka filluar të tërheqë të gjithë opinion mbarëkombëtar për shkak të përforcimit që skuadrat e këtij vendi po bëjnë me lojtarë të njohur të futbollit botëror. Lajmi i bujshëm i radhës është se skuadra e Beshiktash i ka bërë një ofertë brazilianit Ronaldinjo, për t’iu bashkuar këtij ekipi gjatë merkatos së verës, duke tentuar ta kthejnë në Evropë ish-“Topin e Artë”.

Lojtari është larguar nga kontinenti i vjetër në vitin 2010, kur vishte fanellën e Milanit, për të shkuar te Flamengo e tashme te Altetiko Mineiro.
Por zëvendëspresidenti i klubit turk, Ahmet Nur Çebi, ka bërë të qartë se oferta është konkrete dhe jo thjesht një spekulim mediatik.
“Ne i kemi bërë një ofertë Ronaldinjos dhe tani jemi në pritje të përgjigjes së tij”, sqaroi ai, duke shtuar se klubi po mendonte edhe për një trajner të njohur për sezonin e ardhshëm.
“Robert Prosineçki, Marcelo Bielsa dhe Rudi Garcia janë tre alternativat që kemi ne. Ne do të zgjedhim opsionin më të mirë të mundshëm mes këtyre tre”, shpjegoi ai.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *