Home / Lajme / Maqedoni / Rrugët e Tetovës si lumenjë (VIDEO)

Rrugët e Tetovës si lumenjë (VIDEO)

Tetovë, 5 Qershor – Si pasojë e reshjeve të shiut në Tetovë dhe më gjërë janë shkaktuar vërshime në rrugët kryesore të qytetit.

Pas reshjeve të shiut rrugët e Tetovë kanë marrë pamje tjetër, duke ngjasuar me atë të lumenjve dhe janë bërë të pakalueshme për qytetarët, kurse kanë oenguar dukshëm edhe qarkullimin e autopmjeteve. Më vështirë ka qenë në rrugët në afërsi të lagjes teqe, afër kazermës të qytetit por edhe në bulevardin kryesor Iliria në Tetovë. Deri tek vërshimet e këtilla ka ardhur si pasojë e mosrregullimit të sistemit të kanalizimit atmosferik nëpër disa lagje të Tetovës. Kjo ka bërë që nëpër rrugët e vërshuara të ketë sasi të madhe të ujit dhe të ketë ngecje dhe probleme në zhvillimin e komunikacionit. Me këtë problem disa pjesë të Tetovës përballen që moti sidomos kur ka reshje të mëdha të shiut. Uji i cili ishte në sasi të madhe nuk ka arritur të shkojë në kanalizim dhe i njëjti filloi të ngrit nivelin e ujit edhe mbi trotuare dhe të futet nëpër lokalet afariste që ndodhen përrreth rrugës së Ilindenit. Poashtu vërshime ka pasur edhe në udhëkryqin afër Universitetit të Evropës juglindore në hyrje të Tetovë nga pjesa e Gostivarit, ku shkaku i mos rregullimit të rrugës së dëmtuar në këtë vend mblidhet uji dhe vështirëson qarkullimin normal të veturave por edhe të këmbësorëve.Ndërkohë ende nuk është raportuar për vërshime nëpër vendet rurale të komunës së Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *