Home / Lajme / Maqedoni / Samiti i BE-së sprovë e sërishme për Shkupin (VIDEO)

Samiti i BE-së sprovë e sërishme për Shkupin (VIDEO)

06 Qershor – Reflektimi i marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, përkushtimi serioz për zgjidhjen e kontestit të emrit si dhe dialogu politik duke përfshirë zgjidhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit, që ndodhi në Parlamentin e Maqedonisë, janë kushtet e Brukselit, që i janë adresuar Shkupit zyrtar.

Edhe rreth 20 ditë para Samitit evropian, zëvendësministri për evrointegrime, Fatmir Besimi ka nisur një fushatë diplomatike në disa vende anëtare të BE, për të siguruar datën për nisjen e negociatave me BE. “Si argumente gjatë lotimit janë detyrimet tona të plotësuara në kuadër të dialogut të nivelit të lartë me BE si dhe marrëdhëniet e mira ndërmjet fqinjëve që tashmë janë të relaksuara dhe pozitive”, ka theksuar zv/kryeministri Besimi.Marrëdhëniet me Greqinë, por së fundi edhe me Bullgarinë janë shqetësuese dhe se BE ka kërkuar përmirësimin dhe zhvillimin e tyre. Zëvendëskryeministri Besimi ka theksuar se me Bullgarinë tashmë marrëdhëniet janë në nivelin e duhur dhe se ai në kuadër të agjendës së tij do të udhëtojë edhe drejt Sofjes, për të takuar krerët e Qeverisë së re bullgare. Maqedonia ndërkohë ka proklamuar marrëdhënie të mira me Serbinë, duke reflektuar këtë me mbajtjen e një seance të përbashkët qeveritare në Beograd.

Kryeministri Nikolla Gruevski ka paralajmëruara se seanca të tilla të përbashkëta do të jenë gjatë këtij muaji dhe muajin e ardhshëm edhe me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Kosovën. Evrokomisioneri për zgjerim, Shtefal Fyle kohë më parë deklaroi në Shkup se në këtë periudhë të shkurtër për Maqedoninë para Samitit të BE, duhet të shqyrtohen mundësitë për të intensifikuar procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit, duke arritur ndonjë rezultat pozitiv, që Maqedonia të shoh shpresë për marrjen e datës për fillimin e negociatave. Por, Nimic ka shprehur keqardhje për mungesën e dialogut politik dhe mosformimin e komisionit anketues parlamentar, që duhet të zbardh ngjarjen e 24 dhjetorit në Parlamentin e Maqedonisë, kur opozita u nxorr nga Parlamenti nga shërbimet e sigurisë së këtij institucioni dhe më pas maxhoranca kaloi projekt – buxhetin për vitin 2013.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *