Home / Lajme / Maqedoni / Sanksione për drejtorët dhe të punësuarit në klinikat të cilët nuk e kanë respektuar orarin e punës

Sanksione për drejtorët dhe të punësuarit në klinikat të cilët nuk e kanë respektuar orarin e punës

17 qershor-“Të jesh drejtor nuk do të thotë të qëndrosh në karrige lëkure, por të jesh shembull për të punësuarit. Sjellja e mirë e drejtorit është shembull i mirë edhe për të punësuarin, por sjellja negative gjithashtu është shembull negativ për drejtorët”, tha Todorov.

Gjoba për drejtorët dhe procedura disiplinore për të punësuarit në klinika të cilët Inspektorati sanitar shtetëror dhe shëndetësor gjatë kontrolleve të paparalajmëruara nuk i ka takuar në vendin e punës, derisa për këtë nuk ka arsyetim, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov.

Ai konsideron se faji për këtë derisa disa të punësuar nuk e kanë respektuar orarin e punës është në ngarkesë të drejtorëve.

“Të jesh drejtor nuk do të thotë të qëndrosh në karrige lëkure, por të jesh shembull për të punësuarit. Sjellja e mirë e drejtorit është shembull i mirë edhe për të punësuarin, por sjellja negative gjithashtu është shembull negativ për drejtorët”, tha Todorov.

Drejtorët të cilët janë hedhur në obligimet e punës, do të thirren në bisedë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Nëse nuk ka ndonjë arsyetim të caktuar për mosparaqitjen e tyre në vendin e punës, atyre do t’u caktohet gjoba. Ndërsa drejtorët e klinikave janë të obligueshëm të konfirmojnë procedurë disiplinore ndaj të punësuarve të cilët nuk kanë qenë në vendin e punës gjatë kontrollit inspektues, përderisa, kjo, gjithashtu, ka qenë për shkaqe të paarsyeshme.

Ministri i Shëndetësisë theksoi se në të ardhmen drejtorët e klinikave duhet ta njoftojnë Ministrinë derisa mungojnë nga punë për shkak të vizitës në kongrese, seminare, shfrytëzim të pushimit.

Të gjithë institucionet shëndetësore publike dhe private kanë edhe dy javë afat që të dorëzojnë dokumente në ministrinë e shëndetësisë për riregjistrimin e veprimtarisë së tyre në pajtim me ligjin për mbrojtje shëndetësore që është në fuqi tashmë një vit. Nga 4000 institucione shëndetësore private dhe 114 publike, deri tani janë regjistruar vetëm 700 ndërsa të tjerët këtë do duhet ta bëjnë deri më 29 qershor kur edhe skadon afati, në të kundërtën, do përballen me sanksione.

“Nëse institucionet shëndetësore nuk i respektojnë afatet, nuk do munden të lidhin kontrata me Fondin e Sigurimit Shëndetësorë për vitin e ardhshëm dhe do përjashtohen nga rrjeti i institucioneve shëndetësore, e kjo mendoj se nuk i konvenon asnjë institucioni shëndetësor. Nëse përjashtohen nga rrjeti, inspektorati shtetëror shëndetësor mund të dalë në kontroll dhe nëse konstaton se nuk janë përshtatur me ligjin e ri, mund të shqiptojë sanksione, madje edhe mbyllje të institucionit”, tha Nikola Todorov, ministër i shëndetësisë.

Sipas autoriteteve shëndetësore, ky obligim është vendosur sepse institucionet shëndetësore deri tani kanë qenë të regjistruar në mënyra të ndryshme, ndërsa tani pritet të ketë standarde të njëjta për të gjithë. Nga ministria apelojnë që institucionet shëndetësore dokumentet e tyre t’i dërgojnë në formë elektronike për të mos krijuar rrëmuja. Në internet faqen e ministrisë janë publikuar cilat dokumente duhet të dorëzohen në ministri.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *