Home / Lajme / Maqedoni / Sela: Për koncesionimin e plazheve dikush duhet të përgjigjet

Sela: Për koncesionimin e plazheve dikush duhet të përgjigjet

22 qershor- Nëse duam që të zhvillohemi si regjion, atëherë duhet të zhvillohemi bashkërisht, sepse jemi qytetar të të njëjtit shtet dhe jemi po ashtu taksapagues të njëjtë”, përfundoi Ziadin Sela.

Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, duke u përgjigjur në pyetjen se sit ë mbrohet Liqeni i Ohrit nga ndotjet, kur në bregun e tij janë ndërtuar një varg objektesh hotelierike, e sidomos në pjesën e bregliqenit të Strugës, mes tjerash theksoi:

“Nuk është kjo pikë e zezë vetëm në Strugë. Kush e ka krijuar këtë problem në Strugë duhet të përgjigjet para opinionit. Nuk mund të jepen plazhet me koncesion, sepse plazhet nuk bëjnë pjesë në tokën ndërtimore. Për të qenë një pjesë e tokës tokë ndërtimore, ajo duhet të jetë e urbanizuar, e përfshirë në planin e detajuar urbanistik (PDU). Këto plazhe që janë dhënë nga ana e Ministrisë së transportit dhe lidhjeve janë të kundërligjshme”, theksoi kryetari i komunës.
Sipas tij, nuk mund të jepet me koncesion plazhi për të ndërtuar banaqe që më vonë u shndërruan në restorante e motele, ndërsa në PDU (Planin e Detajuar Urbanistik) nuk ka asnjë gjurmë.

“Si të tillë, për këtë duhet gjetur zgjidhje. Nuk mund të flasim për UNESCO, për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, kur kemi qindra objekte buzë Liqeni të Ohrit, që duhet të jenë larg bregut më së paku 50 metra nga bregu i liqenit. Po ashtu, nuk mund të flasim për ndonjë zhvillim e tërësishëm të këtij regjioni, kur kemi dy arshine, ndjeva kënaqësi kur në Ohër e pashë autobusin turistik-panoramik, gjë që një kërkesë të tillë e kam bërë edhe unë për Strugën, por për Strugën nuk ka. Nëse duam që të zhvillohemi si regjion, atëherë duhet të zhvillohemi bashkërisht, sepse jemi qytetar të të njëjtit shtet dhe jemi po ashtu taksapagues të njëjtë”, përfundoi Ziadin Sela. (M.Latifi/INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *