Home / Sport / Sharri Motokros i kënaqur me rrjedhën e garës

Sharri Motokros i kënaqur me rrjedhën e garës

“Sigurisht që jemi të kënaqur me rrjedhën e garës, e cila solli performancë të shkëlqyeshme të garuesve. Ne si organizatorë shprehim kënaqësinë që edhe një herë i’a dolëm me sukses të kalojmë këtë sfidë të madhe për ne, ndërsa lëvdatat që na vijnë nga të gjithë anët, na bëjnë krenar për punën tonë. Shpresojmë që në të ardhmen edhe sponsorët të na bashkangjiten në këtë aktivitet dhe kjo garë të rritet në suaza edhe më të mëdha”, u shpreh kryetari i Sharri Motokros, Amir Ameti.

Për të tretin vit me rradhë skuadra Sharri Motokros ishte organizator i garës së motokrosit, e cila zhvillohet në kuadër të kampionatit të Maqedonisë. Pasi tre vite më parë i dhanë fund pauzës 30-të vjeçare të organizimit të garave të këtilla, tani më kjo garë shndrohet në traditë që pretendon të vazhdojë edhe në të ardhmen. “Sigurisht që jemi të kënaqur me rrjedhën e garës, e cila solli performancë të shkëlqyeshme të garuesve. Ne si organizatorë shprehim kënaqësinë që edhe një herë i’a dolëm me sukses të kalojmë këtë sfidë të madhe për ne, ndërsa lëvdatat që na vijnë nga të gjithë anët, na bëjnë krenar për punën tonë. Shpresojmë që në të ardhmen edhe sponsorët të na bashkangjiten në këtë aktivitet dhe kjo garë të rritet në suaza edhe më të mëdha”, u shpreh kryetari i Sharri Motokros, Amir Ameti, i cili ishte edhe pjesë e garave, kur në disiplinën MX3, zuri vendin e tretë. 25 garues në katër disiplina të ndryshme sollën performansa shumë të mira, duke kënaqur publikun e pranishëm në pistën në afërsi të Porojit, në rrugën për në fshatin Xhermë. Në kategorinë më të lehtë, MX85, Hristian Stankoviq nga klubi Motostars fitoi bindshëm të dy garat, duke u ndalur në vendin e parë, para Alban Elezit nga skuadra e Vardarit dhe Ilir Ramadanit nga Sharri Motokros. Me këtë triumf, Stankoviq tani udhëheq edhe renditjen e përgjithshme, me 94 pikë. Në kategorinë MX2, Gulevski i skuadrës LTD Sports, zuri vendin e parë, para shokut të skuadrës Bajovskit, ndërsa pozia e tretë i takoi Mançevskit. Gulevski udhëheq në rënditje me 97 pikë. Në kategorinë më të fortë MX1, sipas parashikimeve dominoi Goce Tomovski nga klubi Gogo, që fitoi bashkarisht të dy kategoritë MX1 dhe MX2, duke realizuar madje edhe xhiron më të shpejetë të gjithë garës. Vendi i dytë i takoi Petrit Gjergjit nga Shqipëria, ndërsa Simeon Nikollovski nga klubi Motostars zuri vendin e tretë. Tomovski në këtë kategori është pa konkurencë dhe drejton renditjen me 100 pikë maksimale. Garë interesante solli edhe kategoria MX3, ku fitoi Kostov nga LTD Sports. Xhavit Adili zuri vendin e dytë, ndërsa Amir Ameti u rendit i treti. Kostov udhëheq renditjen me 88 pikë. Në kategori ekipore më i suksesshëm ishte ekipi debutues LTD nga Manastiri, në vendin e dytë u ndal organizatori i garës, Sharri Motokros, ndërsa pozita e tretë i takoi Motostarsit nga Manastiri. “Kjo garë mbahet për së treti herë në këtë pistë në rrugën për fshatin Xhermë. Si që e shihni edhe vetë si çdo vit edhe tani ka shumë pjesëmarës dhe shikues. Shpresojmë që në të ardhmen do të ketë më shumë pjesëmarës, më shumë shikues, me qëllim që ky sport të përhapet edhe më shumë në viset tona”, deklaroi Afrim Useini, anëtar i Këshillit Organizativ të garës. Kjo ishte hera e tretë me rradhë që kjo garë zhvillohet në pistën e skuadrës Sharri Motokros nga Xhepçishti, të cilët pretendojnë të vazhdojnë këtë traditë mbi 30 vjeçare. Gara e rradhës e kampionatit të Maqedonisë në motokros zhvillohet fundjavën e ardhshme më 23 qershor, në pistën në Smolevë në afërsi të Manastirit.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *